Home Aktualitet Divjakë/ Organizonte lojëra fati në lokal, arrestohet pronari dhe punonjësi

    Divjakë/ Organizonte lojëra fati në lokal, arrestohet pronari dhe punonjësi

    370
    0

    Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, operacioni policor i koduar “Chat”.

    Rimmed - Përqafo cilësinë
    Facebook Instagram 📞 +355 69 747 6555

    Organizonin lojëra fati në lokal, me kompjuterë dhe me celularë, vihen në pranga pronari dhe punonjësi.

    Sekuestrohen 7 njesi kompjuterike dhe 3 celularë.

    Si rezultat i administrimit të shpejtë të inteligjencës policore, se një lokal në fshatin Karavasta e Re, ishte përshtatur me pajisje për organizimin e kundërligjshëm të lojërave të fatit, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare finalizuan operacionin “Chat”.

    Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan shtetasit A. Ç., 51 vjeç dhe E. Ç., 34 vjeç.Nga kontrollet në ambientet e lokalit të paregjistruar në organet kompetente, në pronësi të 51-vjeçarit, në të cilin ishte punësuar si kamerier, pa u siguruar, shtetasi E. Ç., u gjetën 7 njesi kompjuterike dhe 3 celularë, që përdoreshin për lojëra fati.

    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here