Monday, September 27, 2021
Home Aktualitet Efekti Delta, rritet ndjeshëm numri i të infektuarve gjatë 24 orëve të...

Efekti Delta, rritet ndjeshëm numri i të infektuarve gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri

alternatetext

Vendi ynë ka shënuar sërish një rritje të konsiderueshme të të infektuarve me koronavirus.

Në bilancin e 24 orëve të fundit të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë, janë shënuar 132 raste të reja nga 3.601 testime të kryera në total.

Kujtojmë që një ditë më parë, numri i të infektuarve ishte 99. Fatmirësisht nuk është regjistruar asnjë viktimë. Me rritjen e infektimeve janë rritur dhe pacientët aktiv me COVID ku aktualisht janë 642.

Në Spitalin Infektiv janë të shtruar 26 persona të cilët po marrin shërbim mjekësor. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 29 qytetarë duke e çuar numrin total në 130.343 që nga fillimi i pandemisë.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 3601 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 132 qytetarë, në këto bashki: 42 raste në Tiranë, 19 raste në Shkodër, 13 raste në Vau i Dejës, 10 raste në Elbasan, 8 raste në Kamëz, 6 raste në Vlorë, 5 raste në Krujë, Fier, 4 raste në Sarandë, 3 raste në Lushnje, Kuçovë, 2 raste në Korçë, Kavajë, Pogradec, 1 rast në Lezhë, Has, Mirditë, Mat, Gjirokastër, Memaliaj, Gramsh, Poliçan.

Aktualisht janë 642 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 26 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv. Janë shëruar 29 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,343 që nga fillimi i epidemisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Një burrë mes të dyjave, gruas: Më hëngre 80 mln lekë, tani shkon me vëllain tim! Të dashurës: Je gjithçka për mua! (Video)

Sot në emisionin “Pa Gjurmë” u trajtua një histori dashurie mes një vajze 30-vjeçare nga Durrësi (Joana) dhe 50-vjeçarit Bilbil Xhafa nga...

EMRI/ Kush është shqiptari i dyshuar për vrasjen e mësueses në Britani, zbulohen të tjera detaje mbi 36-vjeçarin

Mediat britanike kane zbuluar foton e Koçi Selamajt,36-vjeçarit shqiptar që është a rrestuar në Britani. Ai dyshohet të...

Vrasja e mësueses në Britani/ Arrestohet një 36-vjeçar shqiptar

Një 36-vjeçar shqiptar është a rrestuar në Britani pasi dyshohet se është përfshirë në v rasjen e mësueses Sabina Nessa disa ditë...

Mësim në kohë COVID-i/ Zv/ministrja e Arsimit zbulon skenarët nëse përkeqësohet situata

Zv/Ministrja e Arsimit, Nina Guga, ishte e ftuar pasditen e sotme në studion e “Zona Zero” në Top News ku foli për...

Recent Comments