Home Aktualitet EMRI/ Doli në mëngjes për të marrë pensionin, i moshuari në Lushnje...

    EMRI/ Doli në mëngjes për të marrë pensionin, i moshuari në Lushnje zhduket teksa kthehej në shtëpi!

    1190
    0
    Na ndiqni në Instagram

    Një 85-vjeçar i identifikuar si Dhimitër Ciko, ka humbur kontaktet me familjarët që në orën 9 të mëngjesit të sotëm në Lushnje.

    I moshuari banues në Ngurrëz të Madhe, ka dalë në mëngjes dhe ka tërhequr pensionin në Krutje dhe ka qenë duke u kthyer në banesë. Është parë të shkojë në këmbë drejt banesës së tij, por nuk ka mbërritur në shtëpi.

    Familjarët këtë mbrëmje kanë bërë denoncim në policinë e Lushnjes për humbjen e të afërmit të tyre dhe aktualisht janë duke e kërkuar.

    DEMALT STORE

    Kliko produktin dhe na ndiq në Facebook!

    📱 Porosi online në WhatsApp: 069 709 9465

    📸 Na ndiq edhe në Instagram: Demalt Store

    ➤ Shiko më shumë në Facebook

    Po kontrollohen kanalet vaditëse dhe kulluese në zonën e Ngurrëzës së Madhe e Ngurrëzës së Vogël por deri tani pa sukses.

    Është njoftuar dhe policia e shtetit për humbjen e të moshuarit dhe efektivë të policisë janë në zonë, ndërsa djemtë dhe familjarët e Dhimitrit kërkojnë nga komuniteti kush e ka parë, t’i ndihmojë ta gjejnë.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here