Sunday, November 28, 2021
Home Ekonomi Fermerët ankohen: Tregtaret kanë frikën e përdorimit të pesticideve, prodhimi i domateve...

Fermerët ankohen: Tregtaret kanë frikën e përdorimit të pesticideve, prodhimi i domateve na ka mbetur stok

alternatetext

Prej ditësh prodhimi i domates në Lushnjë ka mbetur pa u shitur. Nuk tregtohet as në tregun vendas dhe as për eksport. Interesi i tregtarëve ka rënë nga frika e përdorimit të pesticideve.

“Këto ditë nuk po shesim dot fare, domatja do hidhet, është gjynah”, është shprehur fermeri.

Prodhuesit thonë se kjo situatë është krijuar për shkak të lajmeve të publikuara në media.

“Edhe ne nuk jemi shumë të sigurt për ato që marrim, por mendojmë se ne i kemi zbatuar parametrat. Për një fermer apo dy fermerë që bëhet lajmi, nuk mund të penalizohemi të gjithë ne se i thonë një zonë e gjithë”, është shprehur ai.

Në laboratorin e analizave të prodhimeve bujqësore në Lushnjë interes për analizim tregojnë vetëm tregtarët.

“Gjatë muajit Shtator janë kryer 22 analiza, nga ato 18 analiza kanë dalë negative domethënë të pastra dhe 4 kanë dalë pozitive. Në lidhje me këto që kanë dalë pozitive, fakti që kanë dalë pozitive, nuk do të thotë se kanë mbetje të rrezikshme, por janë pa u plotësuar akoma ditët e karencës. Karenca është afati i domosdoshëm nga momenti i spërkatjes dhe deri në momentin e vjeljes”.

Por a përbëjnë rrezik pesticidet që përdorin fermerët në vendin tonë?

“Preparatet që përdorin prodhuesit e perimeve tek ne, janë të gjitha brenda listës së miratuar nga Komuniteti Europian. Prandaj nuk janë të rrezikshme.”

Femerët kërkojnë që autoritetet ti shtojnë kontrollet dhe ti jepet zgjidhje mungesës së tregut.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Dhunohet monumenti i 100-vjetorit të Pavarësisë në Tiranë (Foto)

Monumenti i Pavarësisë në parkun “Rinia” në Tiranë është dhunuar dhe dëmtuar nga persona të cilët i kanë vjedhur pllakat e metalit për t’i...

LAJM I FUNDIT/ E rëndë, humbin jetën burrë e grua, dyshohet se janë asfiksuar nga gazi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në qytetin e Kavajës. Një burrë e një grua janë asfiksuar nga gazi dhe...

Spanjë/ Po trafikonte marijuanë, arrestohet 27-vjeçar shqiptar, inskenoi aksidentin për vjedhjen e drogës

Garda Civile në bashkëpunim me Policinë Vendore Spanje ka arrestuar dy persona të përfshirë në një aksident të ndodhur në qytetin e La Zubia,...

Kanalet e Myzeqesë “pushtohen” nga peshqit e ngordhur (Video)

Katastrofa mjedisore me peshq të ngordhur nëpër kanalet e Myzeqesë, vijon prej më shumë se një muaji. Banorët e zonës së Karavastasë fajësojnë fabrikat e...

Recent Comments