Saturday, October 23, 2021
Home Ekonomi Fier/ 230 fermerë prodhojnë 100 tonë trangull “Kornishon” për eksport në Austri

Fier/ 230 fermerë prodhojnë 100 tonë trangull “Kornishon” për eksport në Austri

alternatetext

230 fermerë në qarkun e Fierit prodhojnë mbi 100 tonë, trangull “Kornishon” ekskluzivisht për eksport në Austri.
Ekspertët e bujqësisë i thanë ATSH-së, “se në sezonin e parë, (mbjelljet e pranverës), firma austriake kishte lidhur kontratë me 140 fermerë të zonës për eksportin e rreth 70 tonëve trangull “Kornishon”.


Por duke parë kërkesat në rritje të tregut austriak për këtë produkt, në sezonin e dytë të mbjelljeve, kompania austriake e shtoi edhe me 90 numrin e kontratave me fermerët e zonës.


Sot kompania austriake ka lidhur kontrata me 230 fermerët fierakë për eksportin e llojit të trangullit “Kornishon”, që përdoret kryesisht për përpunim industrial (Trangull turshi).
“Ky produkt shkon dhe në shtete të tjera, por ekskluzivitetin e ka Austria. Kompania austriake sjell vetë farën, teknologjinë dhe përgjigjet për analizat e mbetjeve dhe treguesit organoleptikë duke garantuar një prodhim të sigurt për eksport nga Shqipëria, sipas standardeve ndërkombëtare”- shprehen ekspertët. /j.p/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Prokurorja shqiptare që po përballet me kërcënimet me vdekje në SHBA

Një prokurore shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka kërkuar ndihmë për sigurinë e saj, pasi thotë se ka marrë me...

Nismë bamirësie nga nxënësit e shkollës “Liri Gero”, pako me ushqime për familjet në nevojë

Në kuadër të Ditës Botërore të Luftës kundër Urisë, nxënësit e shkollës "Liri Gero" Ne Fier u...

I kërkuan të vendosë maskën, milioneri kinez zemërohet dhe tërheq të gjitha paratë nga banka

Një milioner urdhëroi stafin e bankës të tërhiqte të gjitha kursimet e tij të jetës pasi një roje sigurie iu kërkua të...

Rama pyet ndjekesit ne facebook, e gjeni dot ku eshte ky qytet?

Kryeministri Edi Rama ka postuar në rrjetet sociale disa foto të një qyteti të Shqipërisë, për të cilin ka pyetur qytetarët që...

Recent Comments