Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar të dhënat më të fundit për pjesëmarrjen në zgjedhjet për Kuvendin deri në orën 14:00.
Në Fier, pjesëmarrja ka arritur në 31.1%, duke e vendosur qarkun ndër më aktivët në nivel kombëtar.
Në krye të listës qëndron Tirana me një pjesëmarrje prej 34.2%, e ndjekur nga Dibra me 33.95% dhe Elbasani me 30.83%.
Kliko produktin dhe na ndiq në Facebook!
📱 Porosi online në WhatsApp: 069 709 9465
📸 Na ndiq edhe në Instagram: Demalt Store
➤ Shiko më shumë në FacebookNdërkohë, në fund të renditjes ndodhet Vlora, me vetëm 21.18% pjesëmarrje.Një faktor që besohet të ketë ndikuar ndjeshëm në këtë rezultat të ulët në qytetin bregdetar është mbajtja e garës ndërkombëtare Giro d’Italia, e cila ka shkaktuar ndërprerje të qarkullimit në disa zona të Vlorës.
Për këtë arsye, Partia Socialiste ka kërkuar zyrtarisht shtyrjen e orarit të votimit në qarkun e Vlorës deri në orën 22:00.
Kryetari i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, deklaroi se kjo kërkesë do të shqyrtohet nga Komisioni Rregullator, i cili do të marrë një vendim zyrtar në orët në vijim.