Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se është gati një projekt transformimi në kompleksin sportiv te Parku Olimpik në Tiranë ku parashikohet një masterplan zhvillimi.
Në një komunikim të drejtpërdrejt në rrjetet sociale përmes rubrikës “Sy m’sy”, Rama u ndal te investimet në sport.
Në bashkinë e Tiranës, Rama tha se veç projektit të transformimit të kompleksit sportiv te Parku Olimpik, kemi fushat e ndërtuara nga Federata Shqiptare e Futbollit, qendrën sportive të lojërave me dorë “Feti Borova” etj.
Kliko produktin dhe na ndiq në Facebook!
📱 Porosi online në WhatsApp: 069 709 9465
📸 Na ndiq edhe në Instagram: Demalt Store
➤ Shiko më shumë në FacebookKryeministri nënvizoi se aty ku kemi aktualisht kompleksin e pishinave do të kemi një shtrirje të mëtejshme të planit me rikualifikimin e pishinave dhe me elementë të tjerë ndihmës për ushtrimin e disiplinave sportive.
Po ashtu, Rama tha se së shpejti do të nisë puna për dy komplekse të mëdha ‘Dua të luaj’, në Fier dhe Vlorë.
“I përmend sepse janë ndër më të mëdhatë që kemi bërë deri më sot. Kujtoj kompleksin e bukur të Lezhës dhe të Beratit, i cili i ka kaluar kufijtë e Shqipërisë në aspektin e shëmbëlltyrës urbanistike që ka dhe është publikuar edhe në faqe prestigjioze të urbanistikës e arkitekturës në rrjetet sociale jashtë vendit”, tha Rama.
Me vazhdimin e punës për komplekset “Dua të luaj”, Rama theksoi se “do të rrisim hapësirat për fëmijët dhe të rinjtë për të zhvilluar aktivitete fizike dhe për t’i socializuar veç aktiviteteve fizike si një nevojë e madhe dhe e rëndësishme për shëndetin e fëmijëve.
“Fëmijët e rinia do të kenë një vend shumë të rëndësishëm në gjithë kalendarin e mandatit tonë të katërt. Jam shumë optimist që duke ecur paralelisht në të gjitha këto korsi, do të kemi një buqetë goxha domethënëse arritjesh të tjera në zhvillimin e mëtejshëm dhe evropianizimin dhe integrimin e plotë të vendit në BE”, tha Rama.