Tuesday, September 28, 2021
Home Ekonomi Fieri me numrin më të madh të bizneseve të reja që u...

Fieri me numrin më të madh të bizneseve të reja që u hapën në sektorin e bujqësisë

alternatetext

Qarku i Fierit kryeson me numrin më të lartë të bizneseve të reja që u hapën në sektorin e bujqësisë dhe agrobiznesit, gjatë vitit 2020.

Sipas të dhënave nga INSTAT, numri më i madh i bizneseve të reja në bujqësi u hap në qarkun e Fierit.

Ky qark shënoi 13,880 biznese bujqësore në fund të vitit të kaluar, me rritje 8 % në raport me vitin 2019.

Në Fier janë të përqendruar 27 % e totalit të bizneseve bujqësore, e pasuar nga Korça me 8283 biznese me një zgjerim prej 7.1 % më 2020, Elbasani me 6200 biznese me një zgjerim 8.7 % vitin e kaluar.

Sipas INSTAT në të gjithë vendin ushtrojnë aktivitet 50,411 biznese në sektorin e bujqësisë, peshkimit dhe pyjeve, nga të cilat 7.2 % ose 4706 biznese u hapën rishtas, teksa numri i përgjithshëm i bizneseve u shtua me 4044 sipërmarrje të reja në 2020.

Bujqësia është një ndër sektorët kryesorë në ekonominë e vendit që jep një kontribut mbi 19 % të PBB. Ndryshe nga shumë sektorë që u preken rëndë nga kriza pandemike, bujqësia nuk u ndikua, as nga kufizimet në lëvizje dhe as nga konsumi. Prodhimet e freskëta bujqësore shqiptare vijojnë me rritjen më të lartë të tregtimit brenda vendit dhe eksportit në tregjet e BE-së.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Një burrë mes të dyjave, gruas: Më hëngre 80 mln lekë, tani shkon me vëllain tim! Të dashurës: Je gjithçka për mua! (Video)

Sot në emisionin “Pa Gjurmë” u trajtua një histori dashurie mes një vajze 30-vjeçare nga Durrësi (Joana) dhe 50-vjeçarit Bilbil Xhafa nga...

EMRI/ Kush është shqiptari i dyshuar për vrasjen e mësueses në Britani, zbulohen të tjera detaje mbi 36-vjeçarin

Mediat britanike kane zbuluar foton e Koçi Selamajt,36-vjeçarit shqiptar që është a rrestuar në Britani. Ai dyshohet të...

Vrasja e mësueses në Britani/ Arrestohet një 36-vjeçar shqiptar

Një 36-vjeçar shqiptar është a rrestuar në Britani pasi dyshohet se është përfshirë në v rasjen e mësueses Sabina Nessa disa ditë...

Mësim në kohë COVID-i/ Zv/ministrja e Arsimit zbulon skenarët nëse përkeqësohet situata

Zv/Ministrja e Arsimit, Nina Guga, ishte e ftuar pasditen e sotme në studion e “Zona Zero” në Top News ku foli për...

Recent Comments