Shqipëria e vajzave U-19 fitoi me rezultatin 4-2 ndeshjen e dytë miqësore ndaj Rumanisë.

Në takimin e zhvilluar në stadiumin ‘Skënderbeu’ në Korçë, kuqezezat e drejtuara nga trajnerja Lucije Gjini shkëlqyen falë lojës së organizuar dhe golave të realizuar nga Klesta Ago dhe tripleta e futbollistes fierake, kapitenes Xhesika Ndoj.

Formacioni titullar i zgjedhur nga trajnerja Gjini për këtë përballje ishte: Helshani (GK), Ara, Mustafa, Hasaj, Ndoj, Kuci, Isejni, Ago, Bushati, Qose, Nuha.
Kliko produktin dhe na ndiq në Facebook!
📱 Porosi online në WhatsApp: 069 709 9465
📸 Na ndiq edhe në Instagram: Demalt Store
➤ Shiko më shumë në FacebookShqipëria e nisi shumë mirë ndeshjen duke kaluar në avantazh që në minutën e 6-të me golin e Xhesika Ndoj.
Më pas, në minutën e 34-t, Klesta Ago dyfishoi rezultatin, duke çuar vajzat kuqezi në pushimin mes pjesëve me epërsinë 2-0.
Në pjesën e dytë, Xhesika Ndoj ishte sërish protagoniste, duke realizuar edhe dy gola të tjerë dhe duke kompletuar tripletën e saj personale.
Edhe Rumania reagoi dhe shënoi dy gola, por nuk arriti të përmbyste rezultatin.