Wednesday, June 29, 2022
Home Aktualitet Gjyq i pazakontë/ 240 fshatarë dëshmitarë! OFL në sitë’ pasurinë e fermerit...

Gjyq i pazakontë/ 240 fshatarë dëshmitarë! OFL në sitë’ pasurinë e fermerit : E bëri nga paratë e trafiqeve të të birit! I akuzuari: Punoj me autokombajnë

Një autokombajnë që përdoret si arsye për të justifikuar pasurinë e dyshuar se vjen nga krimi dhe një fshat i tërë dëshmitar në Gjykatën e Posaçme. Kjo është fabula e një historie të pazakontë që nisi me Operacionin Forca e Ligjit dhe tashmë ka përfunduar në dyert e GJKKO.

Report Tv mëson se 240 banorë të fshatit Kozare në Kuçovë po dëshmojnë me kërkesë të SPAK dhe palës së akuzuar, pro ose kundër Bektash Shtëpenjës, pronar i një autokombanje që korrte grurin në fshat. Institucionet ligjzbatuese dyshojnë se ai ka pasuri të bërë me paratë e dhëna nga i biri i cili është i dënuar për trafik droge në Itali.

Bektashi ka plotësuar formularin e OFL për shtëpinë e tokën duke deklaruar se të ardhurat i ka nga autokambaja të cilën e punon prej vitit 1991 si privat dhe nga 1980 ka qenë pjesë e kooperativës. 240 bashkëfshatarë do dëshmojë në gjyq. Deri tani kanë dëshmuar 120 bujq që thonë “kemi korrur grurin me Bektashin dhe e paguajnë pa faturë se s’kemi pasur kurrë NIPT”.

Prej një viti, disa prej tyre kanë bërë NIPT. Prokurorja Elida Kackini ka kërkuar konfiskimin e pasurisë si të ardhur nga krimi. Ditën e sotme, Bektash Shtëpenja nuk ka shkuar sot në gjyq, por ka dërguar djalin me pretendimin se po korr grurin e fshatit.

“Kur të mbarojë gruri, vij në gjyq por kam të ardhura me djersë e punë, jo siç thotë OFL. S’jam kriminel, i gjithë fshati më njeh. Nuk kam manipuluar dëshmitë e fshatit siç thotë SPAK, jam punëtor”, mësohet të ketë thënë Shtëpenja.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Aksidenti tragjik që i mori jetën nënës e djalit të saj, zbardhet shkaku. Policia bën fajtore viktimën

Dy ditë pas ngjarjes së rëndë në Berat, ku nënë e bir humbën jetën në një aksident, policia jep versionin e saj përfundimtar. Pas këqyrjes...

Vidhnin karburant në fabrikën e qumështit ku punonin, dy të arrestuar

Një operacion i policisë së Tiranës i koduar “Agents” ka vënë në pranga dy persona të akuzuar për vjedhjen e një sasie të konsiderueshme...

Të jetosh me një gjarpër, efektivja e policisë: E kam anti-stres, më kënaq

Të kesh për kafshë shtëpiake, një gjarpër. Mund të duket diçka e pamundur por jo për Anisën. Ajo është police, në qytetin e Elbasanit....

Ndryshon sërish brenda 24 orëve çmimi i karburanteve në Shqipëri/ Ja sa do të jetë çmimi i ri

Për të dytën ditë me radhë çmimi i naftës ka pësuar rënie. Në më pak se 24 orë nga vendimi i të martës, Bordi...

Recent Comments