Wednesday, June 29, 2022
Home Aktualitet Gjyqi me qindra banorë në SPAK, flet djali i fermerit: Kam qenë...

Gjyqi me qindra banorë në SPAK, flet djali i fermerit: Kam qenë i dënuar, por kjo s’ka lidhje me familjen! Duan të na marrin pasurinë

Djali i fermerit Bektesh Shtëpenja të cilit Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) kërkon t’i konfiskojë pasuritë, Andrea Shtëpenja ka pranuar se ka qenë i dënuar.

Por ai ka theksuar se kjo nuk ka lidhje me familjen e tij, pasi thekson se është ndare me familjen dhe “deri më sot dhe gjithçka që kanë bërë, i kanë bërë babai me vëllanë”.

Ai gjithashtu është shprehur se i ati i tij ka 32 vite që merret me autokombajnë

“Janë bashkëfshatarë të mitë dhe sot janë dëshmitarë të mitë. Kanë ardhur që nga Kozara dhe për të dëshmuar në gjykatë, se grurin dhe misrin i korrin me autokombajnat tona. Po ç‘lidhje ka gjykata me korrjen e grurit dhe të misrit? Po, sepse prokuroria na kërkon të justifikojmë pasurinë, por ne nuk kemi pasur kupon tatimor për aktivitetin. Babi ka 32 vite që bën atë punë. Madje ai pati hyrë në gjyq me kooperativën për të marrë një autokombajnë, pasi gjithë jetën e tij kishte punuar me të. E fitoi dhe nisi të punonte tokët e të gjithë zonës. Më vonë blemë edhe një tjetër dhe më pas edhe një tjetër. Im atë dhe im vëlla i njeh gjithë Kozara, pasi janë të vetmit që merren me procesin e korrjes së grurit dhe të misrit. Po ngaqë puna na paguhet me para në dorë, ne e kemi të pamundur të deklarojmë të ardhura, e për këtë prokuroria na akuzon se pasuria jonë është vënë nga aktiviteti im kriminal. Unë kam ikur në moshë të vogël jashtë vendi, diku 13 apo 14 vjeç. Jam dënuar kur isha 21 vjeç dhe kam bërë burgun duke e paguar gjithçka kam bërë. Pra unë jam ndarë me familjen që asokohe dhe deri më sot dhe gjithçka që kanë bërë, i kanë bërë babi me vëllanë. Çfarë borxhi kanë ata të paguajnë për burgun që kam bërë unë, pasi asnjë lek nuk është hedhur prej meje në pasuritë që mban familja ime. Më çuan OFLnë në shtëpi e më thanë të justifikonim pasurinë, po familja ime ka punuar gjithnjë me para në dorë. Më kanë bllokuar dy makina; njëra prodhim i 2005-ës e tjetra e 2011- ës, që e përdor familja për hallet e veta. Thonë se shtëpitë janë me lekë droge, ndërkohë që nuk është e vërtetë. Ata që folën, treguan marrëdhënien që kanë me familjen tonë; ne iu kryejmë shërbim, ata na paguajnë, me një fjalë prindërit dhe vëllanë e madh. Sepse ne nuk kemi mundësi tjetër të vërtetojmë pagesat që na japin ata përkundër gjithë aktivitetit që kryhet nëpër tokat e tyre dy herë në vit nga mjetet e familjes sime. Këta na janë vërsulur të na marrin gjithçka kemi. Nuk e kuptoj si mund të ndodhë kjo gjë, është çmenduri. Por unë do ta çoj deri në fund çështjen, pasi unë i kam mbyllur problemet me drejtësinë në vendin ku edhe u dënova.”, ka thënë ai.

(BalkanWeb)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Aksidenti tragjik që i mori jetën nënës e djalit të saj, zbardhet shkaku. Policia bën fajtore viktimën

Dy ditë pas ngjarjes së rëndë në Berat, ku nënë e bir humbën jetën në një aksident, policia jep versionin e saj përfundimtar. Pas këqyrjes...

Vidhnin karburant në fabrikën e qumështit ku punonin, dy të arrestuar

Një operacion i policisë së Tiranës i koduar “Agents” ka vënë në pranga dy persona të akuzuar për vjedhjen e një sasie të konsiderueshme...

Të jetosh me një gjarpër, efektivja e policisë: E kam anti-stres, më kënaq

Të kesh për kafshë shtëpiake, një gjarpër. Mund të duket diçka e pamundur por jo për Anisën. Ajo është police, në qytetin e Elbasanit....

Ndryshon sërish brenda 24 orëve çmimi i karburanteve në Shqipëri/ Ja sa do të jetë çmimi i ri

Për të dytën ditë me radhë çmimi i naftës ka pësuar rënie. Në më pak se 24 orë nga vendimi i të martës, Bordi...

Recent Comments