Monday, September 27, 2021
Home Ekonomi Hidhen në treg kartëmonedhat e reja 1 mijë lekë dhe 10 mijë...

Hidhen në treg kartëmonedhat e reja 1 mijë lekë dhe 10 mijë lekë (FOTO)

alternatetext

Banka e Shqipërisë prezantoi sot dy prerje të reja të kartëmonedhave shqiptare, të cilat dalin zyrtarisht në treg duke nisur nga 30 qershori i 2021.

Guvernatori i Bankës së Shqipërsië Gent Sejko, në ceremoninë e organizuar me këtë rast u shpreh se, BSH prezanton sot prerjet e reja të 1 mijë lekëshit dhe 10 mijë lekëshit, ku kjo e fundit është një prerje krejtësisht e re në serinë e kartëmonedhave shqiptare”.

Sejko theksoi se, hedhja në treg për herë të parë në treg e kartëmonedhës 10 mijë lekëshe përfaqëson në vetvete shkallën e zhvillimit të sistemit elektronik të pagesave, si dhe tregues të tjerë, që lidhen me trajtimin e parasë.

“Kjo kartëmonedhë e prerjes më të lartë shoqëron zhvillimin ekonomik të vendit dhe, sipas të gjitha analizave, plotëson kërkesat e tregut për ta pasur në strukturën e serisë sonë të kartëmonedhave me kurs ligjor. Prezantimi dhe hedhja e saj në qarkullim do të mundësojë një qarkullim më të mirë dhe më efikas të parasë së gatshme, duke ndihmuar strukturën e monedhës në qarkullim, duke ulur kostot e prodhimit, magazinimit dhe shpërndarjes, dhe në këtë mënyrë, duke rritur efikasitetin e Bankës së Shqipërisë në administrimin e parasë fizike dhe emisionit. Gjithashtu, prezenca e kësaj prerjeje të re më të lartë në strukturën e kartëmonedhave shqiptare rrit efikasitetin e Bankës së Shqipërisë edhe për të administruar një stok strategjik sa më të përshtatshëm, për të përballuar raste të rritjeve të paparashikuara të kërkesës së tregut për para fizike”- tha Sejko.

Guvernatori theksoi se “pavarësisht zhvillimit të mjeteve të tjera të pagesës, si p.sh. ato elektronike, paraja në qarkullim vijon të ketë ndër vite një trend rritës, i cili pasqyron kërkesën e vazhdueshme të ekonomisë për para fizike si mjet pagese. Banka e Shqipërisë planifikon me kujdes për të garantuar plotësimin e kësaj kërkese të tregut, si në situata normale ashtu edhe në ato jotipike. Edhe situata më e fundit e pandemisë COVID-19, është një shembull konkret në këtë drejtim.

Gjatë kësaj periudhe, ka rezultuar një rritje shtesë e kërkesës së ekonomisë për para fizike. Kështu gjatë vitit 2020, paraja në qarkullim është rritur me rreth 52 miliardë lekë ose rreth 3 herë më shumë se rritja e shënuar gjatë vitit 2019. Gjithashtu, edhe në 5 muajt e parë të vitit 2021 është shënuar një rritje prej rreth 10 miliardë lekësh. Plotësimi i kërkesës së tregut për para fizike është mbështetur nëpërmjet sigurimit dhe planifikimit të stokut të mjaftueshëm të parasë në Bankën e Shqipërisë, e cili jep siguri jo vetëm për të tashmen, por edhe për të ardhmen”.

Më tej, Guvernatori Sejko përmendi disa veçori të këtyre kartëmonedhave të reja, duke u shprehur se “kartëmonedha 1 mijë lekë del me një dizajn të rifreskuar, duke pësuar ndryshime që lidhen me të gjitha elementët në tërësi. Kartëmonedha 10 mijë lekë mban simbolet e identitetit tonë kombëtar, shoqëruar me autorin e Himnit Kombëtar Aleksandër Stavër Drenova (Asdreni).

Kartëmonedha 1 mijë lekë ka të integruar numrat, shkronjat, si dhe elementin e njohjes nga të verbrit, ndryshon ngjyrë në kënde të ndryshme shikimi, si dhe shiritin e ndritshëm në pjesën e pasme. Kartëmonedha e re 10 mijë lekë ka të integruar numrat, shkronjat, si dhe elementin e njohjes nga të verbrit, hologramën e shoqëruar me efekte të ndryshme optike.

Në vitin 2019, Banka e Shqipërisë prezantoi serinë e re të kartëmonedhave, e cila përbëhet nga 6 prerje: 200, 500, 1000, 2000, 5000 dhe 10000 Lekë.

Seria e re paraqitet me një dizajn të rifreskuar, duke i dhënë kartëmonedhës shqiptare pamjen e një kartëmonedhe moderne, në të njëjtën kohë rezistente, me cilësi, integritet dhe besueshmëri të lartë, me standarde të kartëmonedhave të vendeve më të përparuara. Kjo seri është prodhuar me teknologjinë më të fundit të fushës, me elemente të reja sigurie, duke i bërë ato më të sigurta ndaj falsifikimit.

Dy prerjet e para të serisë, 200 dhe 5000 Lekë, 2 vjet pas prezantimit dhe hedhjes në qarkullim me sukses në shtator të vitit 2019, janë mirëpritur nga publiku dhe kanë përmbushur pritshmëritë e Bankës së Shqipërisë.

Sot, Banka e Shqipërisë prezanton 2 kartëmonedha të tjera të kësaj serie, përkatësisht prerjet 1000 Lekë dhe 10000 Lekë.

Shtypja dhe hedhja në qarkullim për herë të parë e kartëmonedhës së re të prerjes më të lartë, me vlerë 10000 Lekë, përfaqëson në vetvete përshtatjen e strukturës së kartëmonedhave me evoluimin e strukturës së çmimeve dhe pagave, shkallën e zhvillimit të sistemit elektronik të pagesave, si dhe të treguesve të tjerë që lidhen me trajtimin e parasë.

Kjo kartëmonedhë e prerjes më të lartë shoqëron zhvillimin ekonomik të vendit dhe – sipas të gjitha analizave – plotëson kërkesat e tregut për ta pasur në strukturën e serisë së retë kartëmonedhave me kurs ligjor.

Prezantimi dhe hedhja e saj në qarkullim do të mundësojë një qarkullim më të mirë dhe më efikas të parasë së gatshme, duke: ndihmuar strukturën e monedhës në qarkullim; ulur kostot e prodhimit, magazinimit dhe shpërndarjes; dhe në këtë mënyrë, duke rritur efikasitetin e Bankës së Shqipërisë në administrimin e parasë fizike dhe emisionit.

Kartëmonedha 10000 Lekë mbart si tematikë simbolet e flamurit dhe himnit kombëtar – simbole kryesore këto të identitetit tonë kombëtar – të shoqëruara me portretin e poetit të shquar të Rilindjes Kombëtare Shqiptare, njëkohësisht autor i “Himnit Kombëtar”, Aleksandër Stavre Drenova, njohur me pseudonimin letrar “Asdreni”.

Kartëmonedha 1000 Lekë, pjesë e serisë së re, vjen me një dizajn të rifreskuar, por ruan të njëjtat motive të paraqitura në prerjen ekzistuese, duke pësuar ndryshime, të cilat lidhen me konfigurimin në tërësi të të gjitha elementeve të shtuara dhe të përmirësuara.

Nga 30 qershori 2021, kartëmonedhat e serisë së re 1000 Lekë dhe 10000 Lekë: do të kenë kurs ligjor në Republikën e Shqipërisë; dhe do të përdoren si mjet pagese, së bashku me kartëmonedhat ekzistuese.

Banka e Shqipërisë inkurajon gjithë përdoruesit të jenë shumë të përgjegjshëm në trajtimin e çdo kartëmonedhe që mbajnë në dorë, për të ruajtur jetëgjatësinë, cilësinë dhe integritetin e tyre.

Deri tani, kartëmonedha me vlerën më të madhe në vendin tonë ishte ajo prej 5 mijë lekësh.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Një burrë mes të dyjave, gruas: Më hëngre 80 mln lekë, tani shkon me vëllain tim! Të dashurës: Je gjithçka për mua! (Video)

Sot në emisionin “Pa Gjurmë” u trajtua një histori dashurie mes një vajze 30-vjeçare nga Durrësi (Joana) dhe 50-vjeçarit Bilbil Xhafa nga...

EMRI/ Kush është shqiptari i dyshuar për vrasjen e mësueses në Britani, zbulohen të tjera detaje mbi 36-vjeçarin

Mediat britanike kane zbuluar foton e Koçi Selamajt,36-vjeçarit shqiptar që është a rrestuar në Britani. Ai dyshohet të...

Vrasja e mësueses në Britani/ Arrestohet një 36-vjeçar shqiptar

Një 36-vjeçar shqiptar është a rrestuar në Britani pasi dyshohet se është përfshirë në v rasjen e mësueses Sabina Nessa disa ditë...

Mësim në kohë COVID-i/ Zv/ministrja e Arsimit zbulon skenarët nëse përkeqësohet situata

Zv/Ministrja e Arsimit, Nina Guga, ishte e ftuar pasditen e sotme në studion e “Zona Zero” në Top News ku foli për...

Recent Comments