Saturday, October 23, 2021
Home Ekonomi Hiqet tatimfitimi për bizneset me xhiro deri në 14 milionë lekë

Hiqet tatimfitimi për bizneset me xhiro deri në 14 milionë lekë

alternatetext

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj deklaroi sot se situata me të cilën po përballemi e ka bërë domosdoshmëri krijimin e një kuadri ligjor lehtësues për bizneset.

“Me qëllim lehtësimin e barrës fiskale të biznesit, e cila konsiderohet më e ndjeshme ndaj situatës së vështirë financiare të krijuar nga COVID-19, por edhe realizimin e mëtejshëm të reformave të ndërmarra së fundmi nga qeveria është propozuar heqja e tatimfitimit për tatimpaguesit me qarkullim deri në 14 milionë lekë“, tha Denaj gjatë fjalës së saj në Kuvend.

Sipas ministres Denaj, edhe më herët në situatën e fatkeqësive natyrore, Parlamenti ka miratuar ndryshime në mbrojtje të interesave të biznesit.

Vitet e fundit janë ndërmarrë reforma të rëndësishme për sa i përket tatimit mbi fitimit dhe tatimit të thjeshtur mbi fitimin për biznesin e vogël.

Nga data 1 janar 2014, biznesit të vogël (tatimpaguesit me qarkullim nën 8 milionë lekë) iu përgjysmua tatimi mbi fitimin në 7,5% në krahasim me biznesin e madh (tatimpaguesit me qarkullim mbi 8 milionë lekë), për të cilët norma tatimore u bë 15%. Tatimpaguesit me qarkullim nga zero në 2 milionë lekë paguanin një tatim fiks prej 25 mijë lekësh në vit.

Nga data 1 janar 2016, u propozua të thellohet kjo ulje, me një normë tatimi prej vetëm 5%, për tatimpaguesit nga 5 milionë deri në 8 milionë lekë, ndërsa për tatimpaguesit me qarkullim nën 5 milionë lekë, tatimfitimi i thjeshtuar mbi biznesin e vogël u bë zero.

Nga 1 janar 2019, u ndryshua mënyra e shkallëzimit për efekt të aplikimit të normës së tatimit mbi fitimin. Për bizneset me të ardhura deri në 14 milionë lekë norma e tatimit mbi fitimin propozohet 5% e fitimit para tatimit, ndërsa për bizneset me të ardhura mbi 14 milionë lekë, norma e tatimit mbi fitimin të mbetet 15% e fitimit para tatimit.

Aktualisht, norma tatimore për efekt të tatimit mbi fitimit bazohet në qarkullimin vjetor të tatimpaguesve dhe konkretisht shkalla e tatimit mbi fitimin është 5 % për tatimpaguesit me të ardhura deri në 14 000 000 lekë në vit dhe 15 % për tatimpaguesit me të ardhura mbi 14 000 000 lekë në vit./a.gjonaj/ /a.g//r.e/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Prokurorja shqiptare që po përballet me kërcënimet me vdekje në SHBA

Një prokurore shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka kërkuar ndihmë për sigurinë e saj, pasi thotë se ka marrë me...

Nismë bamirësie nga nxënësit e shkollës “Liri Gero”, pako me ushqime për familjet në nevojë

Në kuadër të Ditës Botërore të Luftës kundër Urisë, nxënësit e shkollës "Liri Gero" Ne Fier u...

I kërkuan të vendosë maskën, milioneri kinez zemërohet dhe tërheq të gjitha paratë nga banka

Një milioner urdhëroi stafin e bankës të tërhiqte të gjitha kursimet e tij të jetës pasi një roje sigurie iu kërkua të...

Rama pyet ndjekesit ne facebook, e gjeni dot ku eshte ky qytet?

Kryeministri Edi Rama ka postuar në rrjetet sociale disa foto të një qyteti të Shqipërisë, për të cilin ka pyetur qytetarët që...

Recent Comments