Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka treguar njohjen e tij me bashkëshorten aktuale, Monika Kryemadhi.
Teksa ishte i ftuar për një rrëfim ndryshe në News 24, Meta tha se Monikën e njohu në mbledhjet e Partisë Socialiste.
Ai tha se në atë kohë pretendonte të largohëj jashtë vendit, por meqë niste diçka e re si eurosocialist, vendosi të qëndronte.
“Ka qenë një foto shumë spontane, ne nuk bëmë dasëm. Edhe mirë bëmë që nuk bëmë. Se edhe njëherë që bëra unë një ditëlindje ma hapën 100 probleme. Jam penduar që bëra ditëlindjen, por çfarë t’i bëja vajzës së vogël. Nuk e di sesi e ka thënë Monika versionin e saj, por duhet t’i jemi mirënjohës Partisë Socialiste. Jemi takuar në dhjetor të 91’ tek zyra e Musa Ulqinit. Mua mu qep një miku im që ishte pedagog, edhe ai një e dy e një e dy, edhe përfundimisht e ndjeva që duhet të hyja. Unë kisha ndërmend të ikja jashtë shtetit, por nejse. Edhe filluan ata unë sjell 10, unë sjell 30, edhe thotë Monika unë sjell 300. Edhe çuditen kta edhe e marrin me të qeshur. Kur nisi mbledhja, një pjesë e Pallatit të Kongreseve mbeti bosh dhe më pas vjen kjo me një tufë me gjimnazistë dhe u mbush salla. Ajo tani është në merak për ç’do familje, sepse pa të rinjtë nuk ka zhvillim”, u shpreh Meta.