Sunday, May 16, 2021
Home Aktualitet Inaugurohet Spitali Rajonal Memorial i Fierit, spitali i parë publik me autonomi...

Inaugurohet Spitali Rajonal Memorial i Fierit, spitali i parë publik me autonomi spitalore

Kryeministri Rama ndodhet në Fier ku dhe mori pjesë në inaugurimin e Spitalit Rajonal Memorial, një financim prej 70 milonë euro, i cili u realizua falë mbështetjes së shtetit turk dhe u ndërtua në një kohë të shkurtër prej tre muajsh.

Ky spital pritet të mbulojë nevojat e banorët e qarqeve Fier, Vlorë dhe Gjirokastër, duke qenë për ta një mundësi shërbimi pranë vendbanimit të tyre, pa qenë nevoja të drejtohen për në Tiranë. Spitali është i pajisur me një infrastrukturë moderne me pajisje biomjekësore të standardeve më të mira, dhe do të ofrojë të gjitha shërbimet e radiologjisë, duke filluar nga skaneri, rezonanca, angiografia, por do t’i shërbejë gjithashtu edhe kërkimit shkencor. Spitali ka një staf prej 398 të punësuarish, ndërsa 56 prej tyre janë staf i huaj turk, të cilët do të shërbejnë për një periudhë tranzitore për të bërë të mundur transferimin e dijeve dhe të teknologjisë.

Spitali i Fierit është pjesë e rrjetit të spitaleve publike, por ndryshe nga ta, për herë të parë do të pilotohet autonomia spitalore, për t’u shtrirë më pas në të gjitha spitalet e Shqipërisë. Karta e Autonomisë do të jetë instrumenti i vetëm ligjor dhe rregullativ që do të përcaktojë kriteret dhe rregullat e aplikimit të autonomisë spitalore. Falë autonomisë spitalore, spitali vetëmenaxhon buxhetin dhe të ardhurat e tij, duke i miratuar politikat buxhetore në varësi të nevojave reale të spitalit. Kjo iniciativë ndryshon edhe modelin e pagës duke hequr dorë nga një sistem pagash njësoj për të gjithë, dhe duke vendosur një sistem që vlerëson atë që ka më shumë kontribut, sipas kritereve të performancës. Kjo është një zgjidhje në mënyrë që t’i jepet frymë procesit të decentralizimit spitalor, duke adresuar ndarjen e përgjegjësive organizative, administrative dhe financiare, zgjidhje që fut sistemin shëndetësor publik në fazën tjetër të reformimit.

Kryeministri Rama në fjalën e tij deklaroi: “Jemi me fat që kemi një vend kaq mik dhe kaq të gatshëm për të ndarë me ne dijen e vet. Ky spital nuk është fundi por fillimi i një pune të përbashkët që do ta kthejë shëndetësinë shqiptare në një histori suksesi, njësoj si shëndetësinë turke. Në takimin historik të Ankarasë ne kemi nënshkruar disa marrëveshje, dhe ka filluar puna për marrëveshjen për bashkëpunim dhe zhvillim në fushën e turizmit dhe trashëgimisë kulturore. Skuadrat tona po punojnë për një ndërhyrje masive në Berat dhe Gjirokastër. Po ashtu po punohet për një investim i cili do të sjellë ekselencën e turizmit në të gjithë bregdetin e Divjakës duke ruajtur harmoninë me natyrën dhe duke e bërë Divjakën një destinacion të klasit të parë, në rrugën për ta bërë Shqipërinë kampione të turizmit në Ballkan.”

“Së bashku me Presidentin jemi marrë vesh për një hop të ri zhvillimor në fushën e investimeve që sjellin punësim më cilësor duke sjellë këtu ekselencën e industrisë dhe duke ndërtuar fabrika të fjalës së fundit ku të punësohen të rinj e të reja. Dhe qershia mbi tortë është hapja në Shqipëri e filialit të Universitetit Teknik të Stambollit, një prej universiteteve më të mirë në botë”, – u shpreh Rama.

Duke vlerësuar ndihmën bujare të Turqisë mike, Ministrja Manastirliu u shpreh se në këtë spital do të zbatohet modeli i parë i autonomisë spitalore.

“Në këtë spital do të vendosim atë çfarë kemi thënë dhe do ta bëjmë, modelin e autonomisë spitalore. Një model i cili do të mundësohet në këtë qendër ekselence e do të eksportohet më pas në të gjithë spitalet e vendit tonë”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë tha se ky spital nuk do t’i shërbejë vetëm rajonit të jugut, por gjithë qytetarëve shqiptarë për shërbime të ekselencës.
“Jemi të bindur që me marrjen në dorëzim të kësaj vepre të madhe, me përfundimin e pajisjes me aparatura të teknologjisë së lartë do të jetë shumë e afërt dita, kur ne këtë spital do ta hapim dyert dhe do të ofrojmë shërbime për qytetarët shqiptarë. Dhe do t’i shërbejë jo vetëm rajonit të jugut, por për shërbime të ekselencës, do t’i shërbejë të gjithë qytetarëve shqiptarë”, tha Manastirliu.

Koxha: Pajisje dhe shërbim modern për qytetarët

Ministri i Shëndetësisë së Turqisë, Fahretin Koxha, i pranishëm sot në Fier në ceremoninë e përurimit të Spitalit Rajonal Memorial Fier, u shpreh se, “gjatë vizitës së kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama në vendin tonë, me kërkesën e Presidentit tonë të nderuar u vendos që të bëhej një spital me 150 shtretërish në Shqipëri”.

“Kjo punë madhështore të cilën u angazhuam ta mbaronim brenda 2 muajve e gjysmë, që ishte premtuar nga Presidenti, e bëmë realitet brenda 68 ditëve, pra 3 ditë përpara afatit të caktuar”, tha Koxha.

“Përveç 7 shtretërve për operacione, 20 shtretërve për urgjencë dhe reanimacion, ne do të sjellim këtu në spital pajisjet më moderne duke filluar nga RPS, radiologjia e të gjitha të tjerat”, – u shpreh Koxha.

Sipas tij, në çastin kur spitali të jetë funksional 100 %, do të shërbejnë në këtë spital 56 doktorë dhe stafi nga Turqia, 331 doktorë dhe stafi nga Shqipëria. Pra në total 387 punonjës do të jenë në këtë spital.

Spitali Rajonal Memorial i Fierit, i pajisur me pajisje dhe shërbim modern, sipas ministrit, në fillim do të jetë në shërbim të gjithë shqiptarëve, por më pas do të jetë për të gjithë Ballkanin, duke u bërë një derë për të kuruar të gjithë njerëzit e sëmurë.

“Uroj që shërbimi që do të ofrojë ky spital për të gjithë shqiptarët dhe i gjithë bashkëpunimi ynë në këto vite të shtohet edhe më shumë, duke pasur parasysh marrëdhëniet në shekujt e kaluar, dhe dëshiroj që kjo vepër të jetë një gur më tej në bashkëpunimin frytdhënës midis dy vendeve”, – deklaroi ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Aksidenti në qendër të Fierit, automjeti përplas nënën me dy fëmijët e saj. Drejtuesi largohet nga vendngjarja

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Fierit. Makina ka përplasur një grua bashkë...

Aksident ne qender te Fierit, automjeti godet një grua

Nje aksident me pasoje demtimin e nje gruaje ka ndodhur ne qender te Fierit. Sipas informacioneve gruaja ishte duke...

Partia Demokratike shkon në zgjedhje, ja kur do zgjidhet kryetari i ri

Partia Demokratike do të shkojë në zgjedhje të brendshme më 13 qershor. Sipas informacioneve të para, Lulzim Basha do të rikandidojë për...

Sot finalja e Miss Universe, kush është 23-vjecarja që përfaqëson Shqipërinë!

Nata finale e Miss Universe 2020 do të mbahet sonte. Edicioni i 69-të i konkursit të bukurisë do të mbahet në Florida,...

Recent Comments