{"id":7417,"date":"2026-03-02T10:23:45","date_gmt":"2026-03-02T10:23:45","guid":{"rendered":"https:\/\/fierisot.com\/?p=7417"},"modified":"2026-03-02T10:28:54","modified_gmt":"2026-03-02T10:28:54","slug":"drejtori-indian-i-apolonise-qe-pelqen-byrekun-dhe-buken-me-qofte-rrefen-aventuren-shqiptare-e-zgjodha-para-ofertes-nga-afrika","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fierisot.com\/2026\/03\/drejtori-indian-i-apolonise-qe-pelqen-byrekun-dhe-buken-me-qofte-rrefen-aventuren-shqiptare-e-zgjodha-para-ofertes-nga-afrika\/","title":{"rendered":"Drejtori indian i Apolonis\u00eb q\u00eb p\u00eblqen byrekun dhe buk\u00ebn me qofte rr\u00ebfen aventur\u00ebn shqiptare: E zgjodha para ofert\u00ebs nga Afrika"},"content":{"rendered":"\n<p>Nga Kalkuta te jeta n\u00eb Fier, drejtori indian i Apolonis\u00eb q\u00eb p\u00eblqen byrekun dhe buk\u00ebn me qofte rr\u00ebfen aventur\u00ebn shqiptare: E zgjodha para ofert\u00ebs nga Afrika<\/p>\n\n\n\n<p>T\u00eb vish nga India, vendi me mbi 1.5 miliard\u00eb banor\u00eb dhe jo nd\u00ebr fuqit\u00eb tradicionale t\u00eb futbollit, dhe t\u00eb marr\u00ebsh drejtimin sportiv t\u00eb nj\u00eb klubi n\u00eb Shqip\u00ebri, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb histori q\u00eb t\u00ebrheq menj\u00ebher\u00eb v\u00ebmendjen.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebr 25-vje\u00e7arin Noor Alam, megjithat\u00eb, kjo \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb rruge t\u00eb menduar prej koh\u00ebsh. Me formim europian dhe ambicie p\u00ebr zhvillim afatgjat\u00eb, drejtori sportiv dhe teknik i Apolonis\u00eb ka zgjedhur Fierin si sfid\u00ebn e radh\u00ebs n\u00eb karrier\u00ebn e tij nd\u00ebrkomb\u00ebtare. <\/p>\n\n\n\n<p>Historia e tij merr edhe m\u00eb shum\u00eb simbolik\u00eb po t\u00eb kthehesh te origjina. Alam vjen nga Kalkuta, qyteti ku N\u00ebn\u00eb Tereza, me rr\u00ebnj\u00eb shqiptare, zhvilloi misionin e saj humanitar.<\/p>\n\n\n\n<p>Madje, vet\u00eb ai ka studiuar n\u00eb nj\u00eb nga shkollat e themeluara nga \u201cMissionaries of Charity\u201d, duke krijuar nj\u00eb lidhje t\u00eb hershme shpirt\u00ebrore me Shqip\u00ebrin\u00eb. Sot, kjo lidhje duket se ka marr\u00eb nj\u00eb kuptim t\u00eb ri n\u00eb fush\u00ebn e futbollit. N\u00eb k\u00ebt\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr \u201cPanorama Sport\u201d, Noor Alam flet p\u00ebr rrug\u00ebtimin e tij t\u00eb pazakont\u00eb, objektivat me Apolonin\u00eb dhe p\u00ebrshtypjet p\u00ebr futbollin shqiptar. <\/p>\n\n\n\n<p>Ai duket i dashuruar me vendin ton\u00eb dhe b\u00ebn ngjashm\u00ebrit\u00eb mes Indis\u00eb dhe Shqip\u00ebris\u00eb. Ai tregon edhe ushqimet e preferuar n\u00eb Shqip\u00ebri, ku padyshim b\u00ebn pjes\u00eb byreku, por edhe buka me qofte.<\/p>\n\n\n\n<p>Kush \u00ebsht\u00eb Noor Alam, pasi shum\u00eb pak njer\u00ebz n\u00eb Shqip\u00ebri din\u00eb p\u00ebr ju? <\/p>\n\n\n\n<p>\u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb jo shum\u00eb njer\u00ebz n\u00eb Shqip\u00ebri m\u00eb njohin, sepse nuk kam shum\u00eb koh\u00eb k\u00ebtu. N\u00ebse duhet ta prezantoj veten shkurt: jam Noor Alam, drejtor dhe trajner profesionist futbolli. Vij nga India, por edukimi im futbollistik dhe trajnerial \u00ebsht\u00eb kryesisht nga Skocia, si dhe pjes\u00ebrisht nga Uellsi, SHBA, Anglia, Spanja, Portugalia, India dhe Australia. Aktualisht punoj si Drejtor Sportiv dhe Teknik i Apolonis\u00eb, duke mbik\u00ebqyrur zhvillimin teknik t\u00eb klubit dhe strategjin\u00eb sportive.<\/p>\n\n\n\n<p>Duket nj\u00eb rrug\u00ebtim i pazakont\u00eb, nga India n\u00eb Shqip\u00ebri. Si p\u00ebrfunduat tek Apolonia?<\/p>\n\n\n\n<p>Po, mund t\u00eb ting\u00eblloj\u00eb e pazakont\u00eb, nga India n\u00eb Shqip\u00ebri, por un\u00eb kam pasur m\u00eb her\u00ebt eksperienca direkte n\u00eb Europ\u00eb, kryesisht n\u00eb Skoci dhe te Benfika n\u00eb Portugali. Nj\u00eb nga arsyet pse mora licencat UEFA ishte pik\u00ebrisht d\u00ebshira p\u00ebr t\u00eb punuar n\u00eb Europ\u00eb. E konsideroj k\u00ebt\u00eb l\u00ebvizje pjes\u00eb t\u00eb nj\u00eb rruge q\u00eb e kam planifikuar prej koh\u00ebsh. Historia se si erdha tek Apolonia \u00ebsht\u00eb interesante. M\u00eb par\u00eb punoja te Kerala Blasters FC, nj\u00eb klub shum\u00eb i njohur n\u00eb Indian Super League, si drejtor teknik dhe trajner i ekipit B. <\/p>\n\n\n\n<p>Po kaloja nj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb suksesshme dhe kisha edhe dy vite kontrat\u00eb, por doja nj\u00eb hap t\u00eb ri dhe nj\u00eb sfid\u00eb tjet\u00ebr. Pik\u00ebrisht at\u00ebher\u00eb erdhi oferta nga Apolonia. B\u00ebra k\u00ebrkimet e mia p\u00ebr klubin dhe mendova se ishte nj\u00eb sfid\u00eb e mir\u00eb n\u00eb nj\u00eb ambient t\u00eb ri, ku mund t\u00eb kontribuoj dhe t\u00eb rritem profesionalisht e personalisht. Edhe pse kisha dy oferta t\u00eb tjera, nga Krivbas n\u00eb Ukrain\u00eb dhe nga nj\u00eb klub n\u00eb Afrik\u00eb, vendosa p\u00ebr Apolonin\u00eb sepse vler\u00ebsova besimin q\u00eb presidenti dhe drejtuesit e klubit treguan ndaj meje, si dhe rolin e r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm q\u00eb m\u00eb ofruan.<\/p>\n\n\n\n<p>Cili \u00ebsht\u00eb roli juaj te Apolonia dhe \u00e7far\u00eb ju kan\u00eb k\u00ebrkuar drejtuesit?&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Roli im te Apolonia \u00ebsht\u00eb drejtor sportiv dhe teknik. Un\u00eb mbik\u00ebqyr departamentin sportiv dhe teknik t\u00eb klubit, duke punuar ngusht\u00eb me t\u00eb gjith\u00eb trajner\u00ebt e ekipeve dhe duke mb\u00ebshtetur zhvillimin e lojtar\u00ebve. Drejtuesit m\u00eb kan\u00eb ngarkuar disa p\u00ebrgjegj\u00ebsi kryesore: planifikimin strategjik, monitorimin e performanc\u00ebs, zhvillimin e lojtar\u00ebve, mbik\u00ebqyrjen e departamentit teknik, si dhe strategjin\u00eb e merkatos dhe rekrutimeve. N\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, synimi \u00ebsht\u00eb t\u00eb sigurojm\u00eb progres t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm sportiv, profesional dhe financiar, duke harmonizuar t\u00eb gjitha aspektet teknike dhe zhvillimore t\u00eb klubit.<\/p>\n\n\n\n<p>\u00c7far\u00eb mendoni p\u00ebr futbollin shqiptar?<\/p>\n\n\n\n<p>Mendoj se futbolli shqiptar \u00ebsht\u00eb n\u00eb nj\u00eb nivel shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr sa i p\u00ebrket talentit dhe cil\u00ebsis\u00eb s\u00eb lojtar\u00ebve. Ka aft\u00ebsi t\u00eb forta individuale, baza t\u00eb mira teknike dhe nj\u00eb mentalitet natyrsh\u00ebm konkurrues. Futbolli k\u00ebtu po rritet me ritme t\u00eb mira dhe besoj se me struktur\u00eb dhe zhvillim strategjik t\u00eb vazhduesh\u00ebm do t\u2019u afrohet shpejt vendeve m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb Europ\u00ebs. Infrastruktur\u00eb solide ekziston dhe shihen p\u00ebrpjekje t\u00eb qarta nga klubet dhe federata p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar standardet n\u00eb trajnim, akademi dhe profesionaliz\u00ebm. Nj\u00eb tjet\u00ebr aspekt shum\u00eb pozitiv \u00ebsht\u00eb pasioni p\u00ebr futbollin, \u00ebsht\u00eb thell\u00ebsisht i rr\u00ebnjosur te njer\u00ebzit k\u00ebtu, gj\u00eb q\u00eb e admiroj shum\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Si po shkon sezoni i Apolonis\u00eb dhe cilat jan\u00eb objektivat?<\/p>\n\n\n\n<p>Ky sezon ka pasur uljengritje. Si ekip duhet t\u00eb sigurojm\u00eb paraqitje t\u00eb forta dhe pozitive dhe, mbi t\u00eb gjitha, t\u00eb marrim rezultate, fitore dhe pik\u00eb. Gjithashtu duhet t\u00eb jemi t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm. Objektivi yn\u00eb i menj\u00ebhersh\u00ebm \u00ebsht\u00eb t\u00eb ngjitemi m\u00eb lart n\u00eb renditje. P\u00ebr ta arritur k\u00ebt\u00eb, duhet t\u00eb mbetemi t\u00eb fokusuar, t\u00eb disiplinuar dhe t\u00eb bashkuar, duke e marr\u00eb \u00e7do ndeshje hap pas hapi me mentalitet luftarak.<\/p>\n\n\n\n<p>A \u00ebsht\u00eb skuadra n\u00eb rrezik, duke qen\u00eb pran\u00eb zon\u00ebs \u201cplay-off\u201d dhe asaj t\u00eb r\u00ebnies?<\/p>\n\n\n\n<p>Jemi t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm p\u00ebr situat\u00ebn, por fokusi yn\u00eb \u00ebsht\u00eb i qart\u00eb. Ne shohim p\u00ebrpara dhe do t\u00eb luftojm\u00eb. Kam shum\u00eb besim te lojtar\u00ebt dhe te aft\u00ebsia e tyre p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb paraqitje t\u00eb forta dhe t\u00eb p\u00ebrkushtuara. Mentaliteti yn\u00eb \u00ebsht\u00eb i thjesht\u00eb, shohim lart n\u00eb tabel\u00eb, jo posht\u00eb. Jemi t\u00eb p\u00ebrqendruar t\u00eb ecim p\u00ebrpara, t\u00eb grumbullojm\u00eb pik\u00eb dhe t\u00eb nd\u00ebrtojm\u00eb vazhdim\u00ebsi. Jemi t\u00eb vendosur t\u00eb tregojm\u00eb karakter, rezistenc\u00eb dhe unitet n\u00eb \u00e7do ndeshje.<\/p>\n\n\n\n<p>Personalish, \u00e7far\u00eb synoni nga kjo aventur\u00eb n\u00eb futbollin shqiptar?<\/p>\n\n\n\n<p>Personalisht synoj t\u00eb realizoj nj\u00eb projekt q\u00eb sjell zhvillim afatgjat\u00eb dhe progres t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm. Natyrisht dua t\u00eb fitoj, por nj\u00ebkoh\u00ebsisht t\u00eb siguroj zhvillim, p\u00ebr mua k\u00ebto ecin dor\u00eb p\u00ebr dore. Synoj t\u00eb ndihmoj t\u00eb gjith\u00eb lojtar\u00ebt e klubit, ve\u00e7an\u00ebrisht ata vendas, t\u00eb avancojn\u00eb n\u00eb karrier\u00eb p\u00ebrmes njohurive, eksperienc\u00ebs dhe lidhjeve t\u00eb mia nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Dua t\u00eb hap rrug\u00eb, t\u00eb krijoj mund\u00ebsi dhe t\u2019u jap ekspozim p\u00ebrtej kufijve. Gjithashtu dua ta ndihmoj klubin t\u00eb dal\u00eb n\u00eb nj\u00eb platform\u00eb m\u00eb globale dhe t\u00eb zgjeroj\u00eb pranin\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare. N\u00eb fund, dua t\u00eb kontribuoj n\u00eb futbollin shqiptar me maksimumin tim dhe t\u00eb l\u00eb nj\u00eb ndikim pozitiv e t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm.<\/p>\n\n\n\n<p>Si \u00ebsht\u00eb p\u00ebrshtypja juaj p\u00ebr Fierin dhe Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi?<\/p>\n\n\n\n<p>E bukur, e bukur, e bukur. Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtet nj\u00eb vend i mrekulluesh\u00ebm. Ndihem shum\u00eb i nderuar dhe i lumtur q\u00eb jam k\u00ebtu. Nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm bukuria natyrore, por mbi t\u00eb gjitha njer\u00ebzit k\u00ebtu kan\u00eb zem\u00ebr t\u00eb madhe. Fieri \u00ebsht\u00eb nj\u00eb qytet ku po k\u00ebnaqem shum\u00eb duke jetuar. \u00cbsht\u00eb i vog\u00ebl dhe kompakt, por me zem\u00ebr t\u00eb madhe. M\u00eb p\u00eblqen t\u00eb eci n\u00ebp\u00ebr qytet dhe t\u00eb p\u00ebrjetoj jet\u00ebn e p\u00ebrditshme. Njer\u00ebzit jan\u00eb t\u00eb mrekulluesh\u00ebm, t\u00eb ngroht\u00eb dhe shum\u00eb bujar\u00eb, gj\u00eb q\u00eb e b\u00ebn p\u00ebrshtatjen shum\u00eb m\u00eb t\u00eb leht\u00eb dhe t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>A po p\u00ebrshtateni me ushqimin shqiptar dhe cili \u00ebsht\u00eb gatimi juaj i preferuar?<\/p>\n\n\n\n<p>Jam shum\u00eb fleksib\u00ebl kur vjen puna te p\u00ebrshtatja. Q\u00eb f\u00ebmij\u00eb kam \u00ebnd\u00ebrruar t\u00eb punoj n\u00eb futboll dhe e dija se jeta ime do t\u00eb m\u00eb \u00e7onte n\u00eb vende dhe kultura t\u00eb ndryshme. Prandaj p\u00ebrshtatja ka qen\u00eb gjithmon\u00eb pjes\u00eb e rrug\u00ebtimit tim. Gjithsesi, gjith\u00e7ka b\u00ebhet m\u00eb e leht\u00eb kur je i rrethuar nga njer\u00ebz t\u00eb mir\u00eb dhe ushqim i mir\u00eb. Po, krahasuar me Indin\u00eb, k\u00ebtu p\u00ebrdoren m\u00eb pak er\u00ebza, por nuk kam asnj\u00eb problem me k\u00ebt\u00eb. N\u00ebse duhet t\u00eb zgjedh nj\u00eb gatim shqiptar t\u00eb preferuar, padyshim \u00ebsht\u00eb byreku me gjiz\u00eb, shum\u00eb i shijsh\u00ebm. M\u00eb p\u00eblqen gjithashtu her\u00eb pas here edhe buka me qofte.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebrve\u00e7 trafikut kaotik, a shihni ngjashm\u00ebri mes Shqip\u00ebris\u00eb dhe Indis\u00eb?<\/p>\n\n\n\n<p>(Haha) Po, \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb, trafiku n\u00eb Tiran\u00eb dhe n\u00eb disa qytete t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb Indis\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i ngjash\u00ebm. Por p\u00ebrtej k\u00ebsaj, padyshim q\u00eb shoh nj\u00eb ngjashm\u00ebri shum\u00eb t\u00eb madhe, mikpritjen. Si n\u00eb Indi ashtu edhe n\u00eb Shqip\u00ebri, njer\u00ebzit jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb ngroht\u00eb, mikprit\u00ebs dhe miq\u00ebsor\u00eb me t\u00eb huajt. Ka nj\u00eb bujari q\u00eb t\u00eb b\u00ebn t\u00eb ndihesh i pranuar shum\u00eb shpejt.Gjithashtu, shum\u00eb njer\u00ebz mund t\u00eb mos e din\u00eb, por un\u00eb jam nga Kalkuta (Kolkata), qyteti ku N\u00ebn\u00eb Tereza zhvilloi misionin e saj jet\u00ebsor. Ajo ishte me origjin\u00eb shqiptare. Madje, n\u00eb rinin\u00eb time kam studiuar n\u00eb nj\u00eb nga shkollat e saj t\u00eb themeluara nga \u201cMissionaries of Charity\u201d. K\u00ebshtu q\u00eb edhe para se t\u00eb vija n\u00eb Shqip\u00ebri, kisha nj\u00eb lidhje t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb me k\u00ebt\u00eb vend p\u00ebrmes trash\u00ebgimis\u00eb s\u00eb saj. N\u00eb nj\u00eb far\u00eb m\u00ebnyre, duket sikur jeta ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb rreth t\u00eb plot\u00eb, nga nx\u00ebn\u00ebs n\u00eb nj\u00eb shkoll\u00eb t\u00eb saj, deri te puna ime sot n\u00eb vendin e origjin\u00ebs s\u00eb saj.<\/p>\n\n\n\n<p>ILIR CARA \u2013 PANORAMASPORT.AL<\/p>\n\n\n\n<p><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Kalkuta te jeta n\u00eb Fier, drejtori indian i Apolonis\u00eb q\u00eb p\u00eblqen byrekun dhe buk\u00ebn me qofte rr\u00ebfen aventur\u00ebn shqiptare: E zgjodha para ofert\u00ebs nga Afrika T\u00eb vish nga India, vendi me mbi 1.5 miliard\u00eb banor\u00eb dhe jo nd\u00ebr fuqit\u00eb tradicionale t\u00eb futbollit, dhe t\u00eb marr\u00ebsh drejtimin sportiv t\u00eb nj\u00eb klubi n\u00eb Shqip\u00ebri, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":7420,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"none","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","tdm_status":"","tdm_grid_status":"","footnotes":""},"categories":[24,22],"tags":[],"class_list":["post-7417","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme-nga-fieri","category-sport"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fierisot.com\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7417","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fierisot.com\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fierisot.com\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fierisot.com\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fierisot.com\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=7417"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/fierisot.com\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7417\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":7423,"href":"https:\/\/fierisot.com\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7417\/revisions\/7423"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fierisot.com\/wp-json\/wp\/v2\/media\/7420"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fierisot.com\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=7417"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fierisot.com\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=7417"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fierisot.com\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=7417"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}