Monday, June 21, 2021
Home Uncategorized Kandidatja per deputete perkujton babain e saj, Jani Tase

Kandidatja per deputete perkujton babain e saj, Jani Tase

Kandidatja per deputete e Partise Demokratike Eralda Tase Bano, ne nje postim te saj ka perkujtuar babain e saj, ikonen e kenges fierake Jani Tase.

Im atë ka qenë Jani Tase. E them me shumë krenari kudo që jam se ai ka qenë personi që ka luajtur një rol shumë të madh në jetën time.
Më ka rritur dhe ushqyer me dashurinë për artin dhe muzikën. Ai ka qenë Ikona e Muzikës Qytetare Fierake dhe ka kontribuar në mbledhjen e këngëve popullore fierake që ato të mos humbisnin ndër breza.
Më habiste me energjinë e tij për të promovuar kurdo e kudo “Këngën Qytetare Fierake”, me orë të gjata mbi piano, me diskutimet mbi tekste me miqtë e tij poetë, me provat e shumta me grupin e tij.
Më ka folur dhe këshilluar në çdo hap që kam marrë në jetën time e ka qenë mbështetësi më i madh në çdo rrugëtim timin.
Jeta dhe vepra e tij janë një frymëzim i vazhdueshëm për mua dhe fëmijët e mi, të cilët e adhuronin atë për shpirtin që kishte.
Ndihet shumë mungesa e tij. Ndihet mungesa e tij në rrugëtimin që kam ndërmarrë, ndihet mungesa e këshillave të tij, ndihet mungesa e shakave të tij…ndihet mungesa e shpirtit artistik dhe të lirë që ai kishte.
Do më mungojnë sytë e tij të qeshur gjithmonë, buzëqeshja e tij aq e ngrohtë, gjoksi i tij ku mbështetesha sa herë kisha nevojë, pasioni i tij i pashtershëm për muzikën e artin, shqetësimet e gëzimet e tij sa herë krijonte diçka të re.
Ai u ka lënë një pasuri të çmuar fierakëve dhe brezave që do të vijnë!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Nesër, solstici veror, kur ndodh dhe si ndikon në jetën e njeriut në Tokë

21 qershori është dita më e gjatë e vitit, e cila shënon edhe fillimin e stinës së verës në hemisferën veriore. Ky...

E rëndë / Bie nga fiku, ndërron jetë 17 vjeçarja

Një vajzë 17-vjeçe ka ndërruar jetë pasditen e sotme në Lushnje pasi aksidentalisht ka rënë nga pema. Ngjarja ka ndodhur në fshatin...

Degradon situata, vëllezërit heqin rripat e pantallonave (Video)

Të ftuar në seancën e ndërmjetësimit “Shihemi në Gjyq” tek E Diela Shqiptare kanë qenë dy vëllezër të cilët prej kohësh janë...

Debat me tone të ashpra: Eduardi e quan vëllain monstër, nuk do ta shohë me sy…

Të ftuar në rubrikën “Shihemi në Gjyq” kanë qenë të ftuar Eduardi dhe Gramozi, dy vëllezër të...

Recent Comments