Home Lajme nga Fieri Kënga e re e Mariglen Hazizajt dhe Nikitës “shpërthen” në rrjet –...

Kënga e re e Mariglen Hazizajt dhe Nikitës “shpërthen” në rrjet – afro 100 mijë klikime brenda pak orësh!

3271

Ka dalë sot kënga më e re e këngëtarit të mirënjohur Mariglen Hazizaj në bashkëpunim me Nikitën e vogël, dhe menjëherë pas publikimit ka marrë vëmendje të jashtëzakonshme nga publiku.

Vetëm pak orë pas hedhjes në YouTube, kënga e re është afruar në 100 mijë shikime.

Ja çfarë shkruan Mariglen Hazizaj në rrjetet sociale:

“Engjëll babi im” sapo doli.

Kënga për Nikiten, një projekt që nuk është thjesht muzikë, por një thirrje zemre.U bashkuam artistë, producentë ,kameramanë, tekstshkrues dhe miq të panumërt të gjithë për të njëjtin qëllim: të ngremë zërin për Nikitën dhe t’i japim forcë atje ku jeta i mori shumë.

Faleminderit secilit që u bë pjesë e kësaj kauze, që dha kohën, talentin dhe shpirtin e tij pa asnjë shpërblim.Kjo këngë është dëshmi se kur njerëzit bashkohen, mrekullitë ndodhin.

Dua ta theksoj me shumë transparencë:100% e të ardhurave që kjo këngë do të gjenerojë nga YouTube do të shkojnë direkt në llogarinë e Nikitës.

Çdo klikim, çdo shpërndarje, çdo mbështetje ka vlerë të madhe për të.

Me zemër faleminderit që jeni pjesë e kësaj nisme.