Monday, September 27, 2021
Home Ekonomi Kjo lule rritet në Shqipëri dhe kushton sa një makinë

Kjo lule rritet në Shqipëri dhe kushton sa një makinë

alternatetext

Zafferano di Dumre, ky është edhe prodhimi më i ri “Made in Albania” që kultivohet në Dëshiran të Belshit. Familja Elezi ka qenë e para që ka eksperimentuar mbjelljen e bimës së rrallë falë lidhjes me një sipërmarrës italian,  i cili vendosi të investojë në Shqipëri dhe pikërisht në Dumre për të rritur shafran të cilësisë së parë.

Fillimisht familja Elezi eksperimentoi me 100 bimë, më pas me një sipërfaqe më të madhe dhe sot ka 3 dynym. Nexhipi, një prej vëllezërve që kujdeset për arën me shafran, na tregon punën që bën për të arritur deri tek pistili i çmuar dhe rrugëtimin deri në arën e shëndetshme me shafran.


“Zakonisht si gjithë  kulturat e tjera, toka duhet pregatitur një vit përpara  me pleh organik,  dhe nuk përdoret asnje lloj plehu kimik. Gjithçka është  bio.  Të gjithë  shërbimet e punët i ka me krah. Kërkon nga 25  deri në 30 kuintal pleh organik  për dynym,” shprehet Nexhipi.


Jemi në fazën përfundimtare të mbledhjes së lules magjike me vlera të mëdha ushqimore por edhe tregëtare. Një kilogram produkt shkon deri në 6 mijë euro, duke ruajtur cilësinë e parë për të cilën kompania ka marrë edhe certifikimin ndërkombëtar.
“Kompania është  e licencuar në  bazë të procedurave të ACCP, që  nëkupton sigu ri të lartë ushqimore gjatë gjithë fazave të përpunimit,” tha Nexhipi.

Shafrani kërkon vëmendje, kujdes dhe tokë të përzgjedhur. Familja Elezi i është përshtatur bimës pasi, siç thotë Nexhipi të kultivosh shafran është me leverdi edhe pse nuk kanë pasur asnjë nxitje nga shteti.


“Për këtë sipërfaqe që kemi sot është viti i dytë. Ja vlen, por kjo kërkon edhe toka të përshtatshme. Jo në çdo sipërfaqe mbillet. Filimisht nuk e dinim, por  më pas na thanë se ka subvencion për shafran, por duke parë sipërfaqen e vogël dhe subvencionin e shtetit, nuk kishim inters  të bënim letrat fare,” Nexhip Elezi.


Largohemi nga ara me shafran në kodrën e përqafuar nga dielli për të kaluar në fazën tjetër, në laborator ku përpununohet dhe paketohet për tregun e huaj. Punëtorët, me kujdes të jashtëzakonshëm, ndajnë pistilin nga lulja e më pas e thajnë në një furrë të vogël për të kaluar në konservim për një muaj.

Pjesën e dytë, por jo më pak të rëndësishme për të garantuar cilësinë, e ka merak vëllai tjetër i familjes Elezi, Dervishi. Ai na tregon se shafrani pasi mblidhet kërkon respektim të të gjitha fazave për të garantuar vlerat e tij dhe firma ka marrë edhe certifikimin ndërkombëtar ISO .

“Certifikimi ndërkombëtar është në përgjithësi në dëshirë të kompanive, por duke pasur detyrë themelore cilësinë e produktit kemi kërkuar që të bëjmë edhe çertifikimin  kombëtar, sipas procedurës ushqimore dhe e kemi realizuar këtë. Tani jemi në vitin e tretë si kompani e çertifikuar me standartin ISO,” thotë Dervishi.


Ai shpjegon se shafrani nuk ka lidhje me atë që quhet rëndom “shafrani i Indisë” ose kurkuma.
“Nuk është shafrani i Indisë, Shafrani  është, pikërisht, kjo lule me këto pistile të kuq, të cilët veçohen dhe produkti është pistili në ngjyrë të kuqe. Kurkuma është një produkt tjetër, i një rrënje që thahet, bluhet ka vlerat e veta, por është tjetër nga shafrani shqiptar,” përfundoi Dervishi.


Arsyeja pse kjo bimë nuk është shpërndarë në të tjera ferma është se  kompania që kërkon shafranin ka si kusht të ruajë të njëjtën markë, cilësinë e parë dhe të ketë të garantuar tregun e shafranit si produkt organik dhe pa asnjë shtesë kimike.

Por nuk do të jetë e largët dita ku Dumreja do të kthejë sytë nga erëza magjike me vlera të mëdha ushqimore, shafrani, që tashmë është kthyer në markë “Zafferano di Dumre”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

EMRI/ Kush është shqiptari i dyshuar për vrasjen e mësueses në Britani, zbulohen të tjera detaje mbi 36-vjeçarin

Mediat britanike kane zbuluar foton e Koçi Selamajt,36-vjeçarit shqiptar që është a rrestuar në Britani. Ai dyshohet të...

Vrasja e mësueses në Britani/ Arrestohet një 36-vjeçar shqiptar

Një 36-vjeçar shqiptar është a rrestuar në Britani pasi dyshohet se është përfshirë në v rasjen e mësueses Sabina Nessa disa ditë...

Mësim në kohë COVID-i/ Zv/ministrja e Arsimit zbulon skenarët nëse përkeqësohet situata

Zv/Ministrja e Arsimit, Nina Guga, ishte e ftuar pasditen e sotme në studion e “Zona Zero” në Top News ku foli për...

Gjeti prindërit e pajetë në banesë, gazetarja për Leonard Rrasën: Portreti i varfërisë që s’vesh një palë këpucë të reja

Deri tani, jeta e Leonard Rrasës, 21 vjeç nuk ka asgjë të ngjashme me magjinë e perëndimit të diellit në Divjakë. Ai...

Recent Comments