Sunday, November 28, 2021
Home Ekonomi Kooperativistja që u bë biznesmene. E nisi duke shitur domate në rrugë...

Kooperativistja që u bë biznesmene. E nisi duke shitur domate në rrugë (Video)

alternatetext

Historia e Nedrete Arapi do të na tregojë që nuk është kurrë vonë për të ndryshuar fatin e jetës. Nedrete nuk ka shkuar në shkollë të lartë, nuk është rritur në qytet.

Jeta e fshatit i mësoi bujqësinë. Toka e ka bërë atë eksportuesen më të fuqishme në Shqipëri. Në vitin 1990, Antoneta ishte 38 vjece , në ato vite të rinjtë emigronin, ndërsa Nedretja vendosi të ngreje serat e para të domates në Lushnje.

Pa makinë, pa ndihmën e askujt doli të shesë domate në rrugë, kërkesat e mëdha për perime e shtynë Nedreten të shtojë sipërfaqen e të mbjellave, i gjithë prodhimi shitej brenda natës në tregun agro ushqimor të Lushnjes. Ndërsa sot për Sadeten punojnë 3000 fermerë. Prodhimet bujqësore shqiptare, i shet në tregjet europiane.

Nedrete Arapi , EKSPORTUESE: ” Unë thjesht kam qenë një koperativiste. Mbasi ktheu sistemi në vitet 1990 si të gjithë shqiptarët dikush rendi pas emigrimit e dikush pas tregtisë, ndërsa unë ika pas bujqësisë. Si fillim ngrita 5 dynym sera me para borxh. Ato vite kur nuk kishte shumë sera Shqipëria produktet tonë kërkoheshin, si fillim u mbush tregu vendas nga prodhimi madh produktet filluan të hidheshin mua aty më lindi idea për tregti. Fillova të shisja në rrugë me kilogra më pas u futa në tregun e Lushnjes. Aty rastësisht takova dy eksportues nga Kosova dhe Mali i Zi, ramë në ujdi dhë filluam eksportin. Si fillim me një kamion më pas me dy dhe duke njohur prodhuesin dhe tregtarin unë eca disa hapa përpera të tjerëve. ”


Sot nga pika e grumbullimit e Nedretes dhjetra kamione me perime nisen drejt Europës. Pas kësaj histori suksesi, mbrapa qendron dhe sakrifica dhe netë të tëra pa gjumë.

ANTONETA, EKSPORTUESE: “Nga 1998-2007 kanë qenë vitet e mia më të lodhshme unë flija vetëm dy orë gjumë në makinë. Në darke shisja në tregun e Lushnjës ndërsa ditë shkoja punoja serat. “

VIDEO

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Dhunohet monumenti i 100-vjetorit të Pavarësisë në Tiranë (Foto)

Monumenti i Pavarësisë në parkun “Rinia” në Tiranë është dhunuar dhe dëmtuar nga persona të cilët i kanë vjedhur pllakat e metalit për t’i...

LAJM I FUNDIT/ E rëndë, humbin jetën burrë e grua, dyshohet se janë asfiksuar nga gazi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në qytetin e Kavajës. Një burrë e një grua janë asfiksuar nga gazi dhe...

Spanjë/ Po trafikonte marijuanë, arrestohet 27-vjeçar shqiptar, inskenoi aksidentin për vjedhjen e drogës

Garda Civile në bashkëpunim me Policinë Vendore Spanje ka arrestuar dy persona të përfshirë në një aksident të ndodhur në qytetin e La Zubia,...

Kanalet e Myzeqesë “pushtohen” nga peshqit e ngordhur (Video)

Katastrofa mjedisore me peshq të ngordhur nëpër kanalet e Myzeqesë, vijon prej më shumë se një muaji. Banorët e zonës së Karavastasë fajësojnë fabrikat e...

Recent Comments