Wednesday, June 29, 2022
Home Aktualitet Koshat e plehrave nëntokë/ Veliaj shet si revolucion nismën që zbatohet prej...

Koshat e plehrave nëntokë/ Veliaj shet si revolucion nismën që zbatohet prej vitesh në Fier (Video)

I prezantoi me bujë si revolucion dhe nuk nguroi që në gjoksin e vet të varë medaljen e kryepastërtorit.

Erion Veliaj: Ne do të shkojmë në një tjetër nivel, me atë që quhet kazanët nën tokë, një teknologji shuëm e avancuar, një teknologji e shtenjëtë.

Homologët vendas nuk i llogarit ndaj sfidoi më gjërë.

Erion Veliaj: Ne do të jemi avangard, jo vetëm në Shqipëri që jemi më patjetër më të pastrit por besoj që në të gjithë Europën Jug-lindore, në Ballkan.  Një nga gjyshet më tha “shumë të bukura koshat nën tokë, por jo vetëm te turistët dhe te lagjia jonë se ti je rritur këtu”. Unë i thashë “patjetër që jam rritur këtu por kushtojnë shumë”.

Faktet dhe e vërteta janë ndryshe.

Bashkia e Tiranës nuk është e para dhe as e vetmja që e përdor këtë teknologji për grumbullimin dhe diferencimin e mbetjeve. Pamjet që vijnë nga qyteti I Fierit tregojnë kontejnerët e parë nëntokësore të mbetjeve urbane atje janë vendosur në vitin 2017.

Madje gjithëçka është bërë me projekt. Akset kryesore dhe cdo rrugë rrugë që rehabilitohet kanë këtë teknologji. Në pjesën më të madhe të qytetit mbi tokë vihen re vetëm koshat e vegjel, në funksion të këmbësorëve, që në Tiranë, vështirë se gjenden më./oranews.al

VIDEO

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Aksidenti tragjik që i mori jetën nënës e djalit të saj, zbardhet shkaku. Policia bën fajtore viktimën

Dy ditë pas ngjarjes së rëndë në Berat, ku nënë e bir humbën jetën në një aksident, policia jep versionin e saj përfundimtar. Pas këqyrjes...

Vidhnin karburant në fabrikën e qumështit ku punonin, dy të arrestuar

Një operacion i policisë së Tiranës i koduar “Agents” ka vënë në pranga dy persona të akuzuar për vjedhjen e një sasie të konsiderueshme...

Të jetosh me një gjarpër, efektivja e policisë: E kam anti-stres, më kënaq

Të kesh për kafshë shtëpiake, një gjarpër. Mund të duket diçka e pamundur por jo për Anisën. Ajo është police, në qytetin e Elbasanit....

Ndryshon sërish brenda 24 orëve çmimi i karburanteve në Shqipëri/ Ja sa do të jetë çmimi i ri

Për të dytën ditë me radhë çmimi i naftës ka pësuar rënie. Në më pak se 24 orë nga vendimi i të martës, Bordi...

Recent Comments