NJOFTIM 📢 Shoqëria Rajonale Ujësjellës-Kanalizime Fier sh.a njofton se:
Si pasojë e prurjeve të shtuara të lumit Vjosë dhe rritjes së nivelit të ujërave nëntokësore si shkak i presioneve të krijuara, disa nga puset që furnizojnë Njësinë Administrative Fier janë prekur nga situata e krijuar.

💧 Për këtë arsye do të ketë kufizime në furnizimin me ujë, nga ora 16:00 deri në një njoftim të dytë.
👷♂️ Ekipet teknike janë në terren dhe po punojnë për normalizimin sa më të shpejtë të situatës.🙏
Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj.





