Sunday, November 28, 2021
Home Ekonomi La emigracionin për të hapur biznesin e ëmbël të vreshtave në Shqipëri

La emigracionin për të hapur biznesin e ëmbël të vreshtave në Shqipëri

alternatetext

Ardit Sefa la emigracionin 8 vite më parë për t’u rikthyer me një synim të qartë në Shqipëri; kultivimin e vreshtave. Vitet në emigracion dhe eksperiencën e fituar nga puna në vreshtat e Romës i shfrytëzoi për të hapur biznesin e tij.

Sot, 8 vite më vonë, Arditi drejton biznesin e tij me vreshta, në njësinë Allkaj në Lushnje, zonë bujqësore, e njohur për prodhimtarinë e saj. Bëhet fjalë për rrushin e ëmbël të tryezës dhe atë që përpunohet për verën e rakinë më të mirë. Sot nga vreshtat e familjes Sefa furnizohen shumë tregje në Shqipëri. Ai kultivon varitete të ndryshme rrushi duke plotësuar të gjitha kërkesat dhe preferencat e konsumatorëve.

Frymëzimi nga Vreshtat e Romës – Financimi nga NOA

Pas kthimit nga Italia, Arditi i’u përvesh punës. Ai kishte të qartë planin e biznesit të tij por duhej më parë që bashkë kursimet që kishte të gjente financim. “Një nga elementët kryesorë ishte gjetja e financimit. Pa të cilin nuk mund të bëja asgjë për të ngritur dhe zgjeruar biznesin tim.

Gjetëm lehtësi dhe mbështetje nga institucioni i financimit, NOA. Dhe këtu gjithçka mori kthesën e zhvillimit të vreshtave” shprehet Arditi për AgroWeb. “Gjithçka nisi kur unë mora vendimin për t’u kthyer në Shqipëri. Nga puna në Itali kuptova rëndësinë e këtij biznesi ku dhe më erdhi ideja për t’u kthyer në Shqipëri dhe për të ngritur aktivitetin tim. U ktheva në Shqipëri dhe nisa punën. Me financimin e duhur, Arditi dhe familja e tij arritën që brenda një kohe të shkurtër të dyfishonin sipërfaqen e mbjellë me vreshta.

Më shumë prodhim, më shumë zgjerim
Ideja për hapjen e këtij biznesi rezultoi e suksesshme. Vreshtat dhanë prodhimin e duhur dhe ky i fundit gjeti tregun e tij duke bërë që Arditi të mendonte për shtimin e sipërfaqes së mbjellë.

“Sipërfaqet e para të vreshtave dolën të suksesshme. Prodhimi ishte i mbarë, me shije të mirë dhe kjo na ndihmoi të gjenim lehtë tregun. Duke parë kërkesën në treg dhe aftësinë tonë për të rritur kapacitetin, menduam për të shfrytëzuar sërish financimin. Duke bashkëpunuar sërish me institucionin e financimit NOA, fituam një financim të dytë, falë të cilit sot kemi shtuar 24 dynym sipërfaqe me vreshta duke arritur në 4.2 hektarë” shprehet Arditi për AgroWeb.

I kënaqur nga puna dhe ecuria e biznesit të tij, Arditi thotë se ndoshta një ditë në të ardhmen, mund të zgjerojë aktivitetin e tij edhe duke prodhuar verë./AgroWeb.org

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Dhunohet monumenti i 100-vjetorit të Pavarësisë në Tiranë (Foto)

Monumenti i Pavarësisë në parkun “Rinia” në Tiranë është dhunuar dhe dëmtuar nga persona të cilët i kanë vjedhur pllakat e metalit për t’i...

LAJM I FUNDIT/ E rëndë, humbin jetën burrë e grua, dyshohet se janë asfiksuar nga gazi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në qytetin e Kavajës. Një burrë e një grua janë asfiksuar nga gazi dhe...

Spanjë/ Po trafikonte marijuanë, arrestohet 27-vjeçar shqiptar, inskenoi aksidentin për vjedhjen e drogës

Garda Civile në bashkëpunim me Policinë Vendore Spanje ka arrestuar dy persona të përfshirë në një aksident të ndodhur në qytetin e La Zubia,...

Kanalet e Myzeqesë “pushtohen” nga peshqit e ngordhur (Video)

Katastrofa mjedisore me peshq të ngordhur nëpër kanalet e Myzeqesë, vijon prej më shumë se një muaji. Banorët e zonës së Karavastasë fajësojnë fabrikat e...

Recent Comments