Monday, June 21, 2021
Home Histori Llazar Verria, artisti që la gjurmë të thella në artin fierak e...

Llazar Verria, artisti që la gjurmë të thella në artin fierak e kombëtar

Llazar Verria, është qytetari i shquar fierak, që me kontributin e tij të shquar la gjurmë të thella në artin dhe kulturën fierake, por edhe kombëtare. Ai është regjisori i parë dhe drejtuesi i disa institucioneve të rëndësishme kulturore në vend.

Llazar Verria, është qytetari i shquar fierak, që me kontributin e tij të shquar la gjurmë të thella në artin dhe kulturën fierake, por edhe kombëtare.

Ai është regjisori i parë dhe drejtuesi i parë i këtyre institucioneve të rëndësishme kulturore:

I Shtëpisë së Kulturës në qytetin e Fierit në mars të vitit 1947
Krijon të parin grup teatror amator të qytetit Fier dhe vë në skenë një sërë dramash e komedish
I Teatrit të Kukullave të Tiranës, në maj të vitit 1951
I Estradës Profesioniste të Fierit, në maj të vitit 1957
Është themeluesi i Teatrit të Kukullave të Fierit, në janar të 1971.

Llazar Verria me artistet e njohur shqiptare: Kadri Roshi dhe Fuat Boci

Në qershor të vitit 2014, në nder të konstibutit të tij, me vendim të Këshillit Bashkiak, Teatri i Kukullave të qytetit Fier merr emrin “Llazar Verria”. Llazar Verria ka marrë Medaljen “Naim Frashëri” dhe Urdhërin “Naim Frasheri” të Klasit të Parë…

Kush ishte Llazar Verria që la gjurmë në artin fierak dhe jo vetëm.

Llazar Loni Verria lindi në Fier më 26 tetor 1924, në një familje qytetare e shquar për ndjenjat e atdhedashurisë, arsimit e ndershmërisë, që u lidh me Luftë Antifashiste Nacionalclirimtare qysh në fillimet e saj.Shkollën fillore e kreu në qytetin e tij të lindjes, ndërsa studimet e mesme i kreu në liceun e Korcës, ku bie në kontakt me idetë revolucionare të kohës. Merr pjesë në demostrata e aksione të organizuara nga Grupi Komunist i Korcës dhe në mars të vitit 1943, veprimtaria e tij antifashiste bie ne sy të armikut dhe detyrohet të kthehet në Fier për të vazhduar veprimtarinë e tij ilegale.

Në qershor te vitit 1943 rreshtohet ne radhët e partizanëve të Cetës së Myzeqesë së Lushnjes dhe me pas në batalionin “Margarita Tutulani”. Me clirimin e Beratit, punoi në Komitetin Qendror të Rinisë Antifashiste, ndërsa në fillim të vitit 1945 transferohet ne rrethin e Shkodrës, ku punon ne Komitetin e Rinisë deri në mars te vitit 1947.

Në këtë kohë, me krijimin e Shtëpise se Kulturës në qytetin e Fierit, emërohet përgjegjës dhe regjisori saj. Krijon të parin grup teatror amator të qytetit dhe vë në skenë një sërë dramash e komedish nga repertori i dramaturgjisë vendase dhe të huaj. Në këto vite kryen dhe kursin një vjecar për regjisurë në Tiranë e më pas kryen studimet në Institutin e Lartë të Artit në degën e regjisurës. (me korrespondencë)..

Në maj te vitit 1951 krijohet në Tiranë, per here te pare ne vendin tone, Teatri i Kukullave dhe Llazar Verria caktohet i pari regjisor dhe drejtues i ketij teatri, ku dha një ndihmese te madhe ne edukimin e femijeve..

Trupa e Teatrit te Kukullave, Tirane

Ne maj te vitit 1957, për herë te parë, krijohet ne Fier Estrada Profesioniste dhe ai eshte i pari regjisor i saj. Kjo estrade u be shkollë e madhe e artit skenik me nje aktivitet te madh e te panderprere ne gjallerimin e jetes artistike ne qytet e ne mbar rrethin. Nga kjo skene, gjate ketyre viteve, nen drejtimin e tij, nisen karrieren e tyre artiste te njohur e te talentuar, si Albert Verria, Ahmet Pasha,Todi Llupi, Arqile Lipe, etj. .

Ne janar te vitit 1971, me iniciativen e tij merr jete per here te pare ne qytetin e Fierit Teatri i Kukullave dhe ai emerohet regjisor iketij teatri..

Ne tetor te vitit 1983 del ne pension, pas nje pune gati 40- vjecare ne fushen e artit. Per kontributin e tij , ish-Presidiumi i Kuvendit Popullor e dekoron me Medaljen “Naim Frasheri” dhe Urdherin “Naim Frasheri” te Klasit te Parë me motivacionin: ”Per ndihmesen e vecante qe ka dhene ne regjisuren e estrades e ne teatrin e kukullave dhe per krijimin e figurave me nivel te larte ideoartistik, te cilat kane ndihmuar ne edukimin e masave punonjese e te shikuesve te vegjel”. Është ndarë nga jeta në vitin 2003..

Burimi: Figura të Shquara të Fierit, vol II

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Nesër, solstici veror, kur ndodh dhe si ndikon në jetën e njeriut në Tokë

21 qershori është dita më e gjatë e vitit, e cila shënon edhe fillimin e stinës së verës në hemisferën veriore. Ky...

E rëndë / Bie nga fiku, ndërron jetë 17 vjeçarja

Një vajzë 17-vjeçe ka ndërruar jetë pasditen e sotme në Lushnje pasi aksidentalisht ka rënë nga pema. Ngjarja ka ndodhur në fshatin...

Degradon situata, vëllezërit heqin rripat e pantallonave (Video)

Të ftuar në seancën e ndërmjetësimit “Shihemi në Gjyq” tek E Diela Shqiptare kanë qenë dy vëllezër të cilët prej kohësh janë...

Debat me tone të ashpra: Eduardi e quan vëllain monstër, nuk do ta shohë me sy…

Të ftuar në rubrikën “Shihemi në Gjyq” kanë qenë të ftuar Eduardi dhe Gramozi, dy vëllezër të...

Recent Comments