Home Lajme nga Fieri Shtohen kërkesat për mamografi në Fier/ Rriten rastet e diagnostikimit mes grave,...

Shtohen kërkesat për mamografi në Fier/ Rriten rastet e diagnostikimit mes grave, janë prekur tre burra

426

Spitali Rajonal i Fierit po përballet këto ditë me një rritje të ndjeshme të numrit të grave dhe vajzave që kryejnë mamografi, si pjesë e kontrollit për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit.Spitali Rajonal i Fierit po përballet këto ditë me një fluks të shtuar të grave dhe vajzave që kryejnë mamografinë.

Sipas mjekes onkologe Anisa Mone, megjithëse sensibilizimi për depistimin e hershëm bëhet gjatë gjithë vitit, shifrat e të diagnostikuarve me kancer gjiri janë gjithnjë në rritje.

Mjekja thekson se ndër faktorët kryesorë që ndikojnë në shfaqjen e kancerit të gjirit janë:

  • jeta sedentare dhe mungesa e aktivitetit fizik,
  • kequshqyerja,
  • lindjet në moshë të madhe,
  • mosushqyerja e fëmijëve me gji,
  • predispozita gjenetike,
  • si dhe neglizhenca për ta kapur sëmundjen në fazat e para.

Grupmosha më e prekur mbetet 50 deri në 70 vjeç, por fatkeqësisht nuk mungojnë rastet edhe në moshat më të reja, madje janë evidentuar edhe tre raste tek meshkujt.

Përveç rritjes së rasteve me kancer gjiri, në spital vërehet gjithashtu shtim i të gjitha llojeve të sëmundjeve malinje. Një pjesë e vogël e pacientëve nuk kanë arritur të fitojnë betejën me sëmundjen, pasi ajo është zbuluar në stade të avancuara.

Prej katër vitesh, në Spitalin Rajonal të Fierit ofrohet edhe shërbimi i kimioterapisë, duke u krijuar mundësinë pacientëve të trajtohen në vend, pa pasur më nevojë të udhëtojnë drejt Tiranës.