Monday, September 27, 2021
Home Ekonomi Mikeli nga Roskoveci, frymëzues dhe inkurajues për gjithë të rinjtë në sektorin...

Mikeli nga Roskoveci, frymëzues dhe inkurajues për gjithë të rinjtë në sektorin bujqësor (Video)

alternatetext

Investimet në bujqësi po shtohen dita-ditës dhe po krijojnë një infrastrukturë moderne, e cila i shërben më së miri fermerëve në çdo skaj të vendit.


Kryeministri Edi Rama bashkë me ambasadorin e Bashkimit Europian, në Tiranë, Luigi Soreca vizituan sot në Roskovec të Fierit, fidanishten e Mikelit, djalit frymëzues dhe inkurajues për të gjithë të rinjtë në sektorin bujqësor.

“I kthyer nga emigracioni ai ka përfituar mbështetje nga AZHBR nëpërmjet Programit IPARD II me financim të BE, për të implementuar një teknologji bashkëkohore për kultivimin e fidanëve në serra”, shprehet Rama.

Në fjalën e tij, Kryeministri Rama theksoi se, “sot ishte një ditë vizitash në territoret e projekteve këtu në Berat dhe tani në Roskovec, për të parë nga afër të gjitha kantieret e përfunduara me sukses në fushën e zhvillimit bujqësor rural”.

“Është vërtetë inkurajuese të shohim sot që nga njëra anë mbështetja e drejtpërdrejtë e qeverisë përmes AZHBR, dhe nga ana tjetër puna e AZHBR-së me Misionin Europian, ka bërë të mundur thithjen në masën më të madhe të fondeve si rrallë ndonjëherë për bujqësinë shqiptare”, u shpreh Rama.

Kryeministri theksoi se do të vazhdojmë të krijojmë shembuj të tillë suksesi, ku vullneti për punë dhe ambicia për zhvillim, bëhen bashkë dhe u japin mundësinë njerëzve të sigurojnë të ardhura shumë më të larta sesa do të fitonin duke punuar jashtë vendit.

“Ky shembull është model i atyre që vijnë nga emigracioni dhe sot janë zot të vetes dhe i japin punë mbi 500 familjeve, falë dashurisë për tokën. Ne jemi këtu për t’i mbështetur. Ambicia jonë është për ta çuar bujqësinë në 1 miliard euro eksporte brenda kësaj dekade, në mënyrë që në 2030 Shqipëria të jetë kampione në eksporte dhe zhvillim bujqësor”, deklaroi Rama.

Ambasadori Soreca u shpreh se, “Programi IPARD ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në mbështetjen e investimeve të reja në sektorin e bujqësisë në Shqipëri sipas standardeve europiane. Arrijnë deri 71 milionë euro fondet e IPARD në mbështetje të bujqësisë”.

Ndërsa Mikeli tregoi se në fidanishten e tij moderne prodhohen fidanë të standardeve të larta për të gjitha kulturat bujqësore, sipas kërkesave të fermerëve të zonës, por edhe nga rrethe të tjera të vendit.

“Ne prodhojmë fidanë me porosi. Aktualisht këtu kemi fidanë të specit dhe domates që janë kryesisht për eksport, në tregjet e rajonit dhe ato të BE-së”, tha ai.

Ndërsa drejtoresha e AZHBR-së, Frida Krifca, vuri në dukje se, programi IPARD adreson mbështetje grant deri 40 % të vlerës së investimit për sipërmarrësit e rinj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Një burrë mes të dyjave, gruas: Më hëngre 80 mln lekë, tani shkon me vëllain tim! Të dashurës: Je gjithçka për mua! (Video)

Sot në emisionin “Pa Gjurmë” u trajtua një histori dashurie mes një vajze 30-vjeçare nga Durrësi (Joana) dhe 50-vjeçarit Bilbil Xhafa nga...

EMRI/ Kush është shqiptari i dyshuar për vrasjen e mësueses në Britani, zbulohen të tjera detaje mbi 36-vjeçarin

Mediat britanike kane zbuluar foton e Koçi Selamajt,36-vjeçarit shqiptar që është a rrestuar në Britani. Ai dyshohet të...

Vrasja e mësueses në Britani/ Arrestohet një 36-vjeçar shqiptar

Një 36-vjeçar shqiptar është a rrestuar në Britani pasi dyshohet se është përfshirë në v rasjen e mësueses Sabina Nessa disa ditë...

Mësim në kohë COVID-i/ Zv/ministrja e Arsimit zbulon skenarët nëse përkeqësohet situata

Zv/Ministrja e Arsimit, Nina Guga, ishte e ftuar pasditen e sotme në studion e “Zona Zero” në Top News ku foli për...

Recent Comments