Saturday, October 23, 2021
Home Ekonomi Modeli frymëzues i fermerit myzeqar, 200 ha tokë e mbjellë me kultura...

Modeli frymëzues i fermerit myzeqar, 200 ha tokë e mbjellë me kultura të ndryshme bujqësore

alternatetext

Në Grabian të Lushnjës, Franci është një tjetër shembull suksesi i punës në bujqësi. Ai ka studiuar arkitekturë, por “ndërtimi” i tij është një sipërfaqe plot 200 hektarë, e mbjellë me kultura të ndryshme bujqësore që eksportohen në tregun e jashtëm.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga sipërfaqet e tokave bujqësore tërësisht të punuara dhe mbjella, që duken si një tablo e pikturuar shumë bukur.

“Grabian, Lushnjë. Këto pamje fantastike nga ajri që ngjajnë si të pikturuara me dorë mbi telajon e një artisti, janë fryt i i punës dhe pasionit të një të riu, i cili jeton me dashurinë për tokën”, shprehet Rama.

“Franci ka studiuar arkitekturë, por “ndërtimi” i tij është një sipërfaqe plot 200 hektarë, e mbjellë me kultura të ndryshme që eksportohen në tregun e jashtëm, falë punës së palodhur që rrezaton modelin frymëzues të shqiptarit të mirë, këmbëngulës, pasionant”- thekson Rama.

Franci tregon se ka mbi 15 vjet bashkë me babain e tij që punojmë në këtë sipërfaqe toke dhe kultivojnë produkte të ndryshme bujqësore, por gruri është kultura bazë.Ai thotë se sipërfaqet e tokës i kanë marrë me qira tek fermerët e zonës dhe në fermën e zgjeruar që kanë krijuar tashmë, kanë rritur numrin e të punësuarve si dhe të ardhurat ekonomike.

Ndërsa prodhimet nga ferma e tij eksportohen në Serbi, Mal të Zi, Kosovë ndërsa furnizon intensivisht tregun vendas.

“Ambicia ime është të punojë dhe të mos e lë asnjë metër tokë pa punuar dhe asnjë moment të pa kultivuar dhe shfrytëzuar potencialet e prodhimit bujqësor që ofron Grabiani”, shprehet Franci.Franci është përfitues dy herë nga Skema e Mbështetjes. “Skema Mbështetëse më ka dhënë ndihmë për meremetime në serra, mekanikë bujqësore dhe rritje të prodhimit”, shprehet Franci. /a.a//r.e/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Prokurorja shqiptare që po përballet me kërcënimet me vdekje në SHBA

Një prokurore shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka kërkuar ndihmë për sigurinë e saj, pasi thotë se ka marrë me...

Nismë bamirësie nga nxënësit e shkollës “Liri Gero”, pako me ushqime për familjet në nevojë

Në kuadër të Ditës Botërore të Luftës kundër Urisë, nxënësit e shkollës "Liri Gero" Ne Fier u...

I kërkuan të vendosë maskën, milioneri kinez zemërohet dhe tërheq të gjitha paratë nga banka

Një milioner urdhëroi stafin e bankës të tërhiqte të gjitha kursimet e tij të jetës pasi një roje sigurie iu kërkua të...

Rama pyet ndjekesit ne facebook, e gjeni dot ku eshte ky qytet?

Kryeministri Edi Rama ka postuar në rrjetet sociale disa foto të një qyteti të Shqipërisë, për të cilin ka pyetur qytetarët që...

Recent Comments