Wednesday, June 29, 2022
Home Aktualitet “Mollë sherri” për vrasjen e të riut në Maliq, flet 18-vjeçarja: Martini...

“Mollë sherri” për vrasjen e të riut në Maliq, flet 18-vjeçarja: Martini më kishte çuar ftesë në “Facebook”

18-vjeçarja Martina P. ka folur sot në emisionin “Me zemër të hapur” të gazetares Evis Ahmeti në News24 për vrasjen e Martin Çeços në Maliq, të riut i cili u mbyt me litar dhe u hodh në rezervuar.

Sipas policisë, motivi i krimit ishte lidhje me vajzën, e cila kishte një lidhje paralele dhe me njërin prej autorëve të krimit.
Policia arrestoi për vrasjen Valter Mollaj, Idlir Mollaj dhe Bledi Angjo.

E pyetur nga gazetarja e emisionit “Me zemër të hapur” në News24, e reja mohoi të kishte pasur lidhje me 26-vjeçarin Martin Çeço dhe madje deklaroi se nuk e njihte fare. Ndërsa për të arrestuarit tha se punonin bashkë dhe emrat e tyre i kishte dhënë pas kërcënimeve nga policia.

Erdhi na mori policia se unë nuk dija gjë fare, më thanë për një sqarim dhe ne shkuam. Nuk e njihja fare Martin Çeçon, nuk kisha biseduar me të. Fare. Më kishte çuar ftesë në facebook dhe unë nuk e pranova se nuk e njihja. Kishte çuar një mesazh, por unë nuk ia ktheva. Nuk e kam parë as në fytyrë, thjesht në telefon.

Valter Mollën e njoh, është nga fshati jonë. Është këtu me ne, na ndihmon. Policia më thoshte trego për Martinin, do të çojmë në burg dhe thashë për Valter Mollën. Më thoshin që trego, unë s’dija asgjë. Çfarë të tregoja për Martinin dhe nga frika e pranova akuzën.

Valter Molla dhe Idlir Molla nuk ishin aty kur po flisja me policët, erdhën më vonë. Mua nuk më bashkuan fare me ta. Kam vite që i njoh, këtu kanë jetuar, na kanë ndihmuar, i ndihmonim. Ngaqë e kishim babain e sëmurë.

Bledi Angjo ishte çobani i Valit. Nuk e di çfarë marrëdhënie kishin se unë kisha një vit që isha zënë me Valin se nuk i vajta një ditë në punë.
Martin Çeço nuk kanë pasur lidhje fare me Valter dhe Lefter Mollën. Nuk kishin lidhje ata me Martinin. Nuk kam pasur lidhje me Valterin”, tha 18-vjeçarja./balkanweb

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Aksidenti tragjik që i mori jetën nënës e djalit të saj, zbardhet shkaku. Policia bën fajtore viktimën

Dy ditë pas ngjarjes së rëndë në Berat, ku nënë e bir humbën jetën në një aksident, policia jep versionin e saj përfundimtar. Pas këqyrjes...

Vidhnin karburant në fabrikën e qumështit ku punonin, dy të arrestuar

Një operacion i policisë së Tiranës i koduar “Agents” ka vënë në pranga dy persona të akuzuar për vjedhjen e një sasie të konsiderueshme...

Të jetosh me një gjarpër, efektivja e policisë: E kam anti-stres, më kënaq

Të kesh për kafshë shtëpiake, një gjarpër. Mund të duket diçka e pamundur por jo për Anisën. Ajo është police, në qytetin e Elbasanit....

Ndryshon sërish brenda 24 orëve çmimi i karburanteve në Shqipëri/ Ja sa do të jetë çmimi i ri

Për të dytën ditë me radhë çmimi i naftës ka pësuar rënie. Në më pak se 24 orë nga vendimi i të martës, Bordi...

Recent Comments