Thursday, August 5, 2021
Home Kuriozitete Nesër, solstici veror, kur ndodh dhe si ndikon në jetën e njeriut...

Nesër, solstici veror, kur ndodh dhe si ndikon në jetën e njeriut në Tokë

21 qershori është dita më e gjatë e vitit, e cila shënon edhe fillimin e stinës së verës në hemisferën veriore. Ky fenomen njihet edhe me termin solstici i verës. Shkencëtarët po zhvillojnë një numër projektesh studimore për të kuptuar se si ndikojnë fenomenet diellore tek aktiviteti i njeriut në Tokë:

Dita më e gjatë e vitit, apo solstici veror ndodh kur dielli është mbi Tropikun e Gaforres. Kjo, shpjegojnë shkencëtarët, nuk ndodh sepse Toka është më afër Diellit, por se falë pozicionimit të Tokës pjerrtazi me një kënd 23.4 gradë në raport me Diellin, hemisfera veriore përfiton nga orë më të gjata drite.

“Kur Toka rrotullohet rreth Diellit, qëndron në anë, nuk është në bosht vertikal. Në varësi se çfarë muaji është, disa pjesë të globit janë larg Diellit, pra nuk janë aq të ndriçuara sa pjesë të tjera. Ky fenomen krijon stinët e vitit,” shpjegon Alex Young, shkencëtar i NASA-s.

Mijëra vetë do të mblidhen më 21 qershor në monumentin historik Stonehenge në Angli në një traditë mijëravjeçare pagane që feston ardhjen e stinës së ngrohtë.

Shkencëtarët shpjegojnë se kjo periudhë ofron një mundësi shumë të mirë për të studiuar fenomentet diellore, të cilat luajnë një ndikim të drejtpërdrejtë në shumë aktivitete të njeriut në Tokë.

“I gjithë ky aktivitet ka ndikime nga më të ndryshmet tek ne. Për shembull fenomene si erërat diellore, rrezatime nga fusha magnetike e diellit. Nganjëherë ka çlirime masive të materies diellore, të cilat trazojnë fushën magnetike, ndërhyjnë në aktivitetin e pajisjeve elektronike. Shpërthimet diellore mund të pengojnë komunikimet dhe mund të krijojnë mjedis të rrezikshëm për astronautët. Të gjithë këto fenemone të motit hapsinor kanë ndikim në të gjithë sistemin tonë diellor”,- thotë Young.

Ndërkaq, shkencëtarët kanë organizuar një numër misionesh për të kuptuar më mirë aktivitetin e yllit të sistemit tonë diellor.

“Në varësi të valëve të dritës, shohim fenomene të ndryshme të diellit. Shohim shpërthime e aktivitete të tjera të fuqishme diellore. Me këto studime marrim një imazh më të plotë të aktivitetit diellor. Po zhvillojmë disa misione hapsinore që studiojnë diellin nga orbita e Tokës. Ndërkaq, Sonda Diellore Parker, e cila po futet në atmosferën e diellit, na ofron një vështrim më të afërt dhe unik të aktivitetit diellor. E gjithë kjo po realizohet në bashkëpunim me Agjencinë Evropiane të Hapësirës”.

Misioni i përbashkët synon të studiojë nga afër rajonet polare të Diellit dhe të vëzhgojë aktivitetin e tyre magnetik për herë të parë. Nëse misioni kryhet me sukses, Sonda Orbitale do të kapë për herë të parë imazhet e poleve të Diellit, si dhe do të studiojë hemisferën dhe erërat diellore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Shuhet pas shumë orësh zjarri në kodrat e Mallakastrës, digjen bimë frutore dhe ullinj

Pas një punë disa orë më radhë për fikjen e zjarrin , tashmë vatrat e zjarrit janë vënë nën kontroll në Mallakastër.

Efekti Delta, rritet ndjeshëm numri i të infektuarve gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri

Vendi ynë ka shënuar sërish një rritje të konsiderueshme të të infektuarve me koronavirus. Në bilancin e 24 orëve...

E rëndë! Ra nga një pallat, humb jetën 35-vjeçarja

Një 35-vjeçare mësohet se ka humbur jetën ditën e sotme në mënyre tragjike në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur pranë...

Shitet Apartament 2+1 ne lagjen “15 Tetori” ne Fier, prane shkolles “Mark Dashi” (Foto)

Shitet Apartament 2+1 ne lagjen "15 Tetori" ne Fier, prane shkolles "Mark Dashi" Apartamenti ka 72m2 dhe ndodhet ne katin e 5. Orientimi eshte Jug-veri. Zona...

Recent Comments