Tuesday, September 28, 2021
Home Ekonomi Nga 1 janari 2022, 18 mijë të punësuar me pagë 40 mijë...

Nga 1 janari 2022, 18 mijë të punësuar me pagë 40 mijë lekë përfitojnë nga zerimi i taksës

alternatetext

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, deklaroi sot në mbrëmje e ftuar në një studio televizive se “nga data 1 janar 2022 do të kemi taksë 0 për të gjithë personat me të ardhura deri në 40 mijë lekë dhe në këtë fashë janë 18 mijë të punësuar që përfitojnë nga zerimi i taksimit”.

“Angazhimi që ne kemi marrë është i lidhur me taksën progresive. Tatimi mbi të ardhurat personale për 23% do të filloj të aplikohet për fashën mbi 250 mijë lekë të reja të ardhura mujore. Që të bëhet akt i zbatueshëm duhet të kalojë në paketën fiskale në fund të vitit për tu bërë i aplikueshëm vitin tjetër”, tha Denaj.

Po ashtu ajo theksoi se ka një zgjerim fashe nga 150 mijë që është sot në 250 mijë për të hyrë në fashën e 13%, pra për tu ulur nga 23% në 13%. “Këtu hyjnë 10 mijë të punësuar që janë ata që i konsiderojmë të shtresës së mesme. Por meqë zgjerohet baza nga 30 mijë në 40 mijë të mos harrojmë që kalkulimet e diferencave llogariten mbi bazën e 40 mijë lekëshit dhe ka një përfitim të uljes së barrës fiskale për 246 mijë të punësuar. Do të jetë e ndjeshme, ka edhe një kosto se buxheti i shtetit nuk do t’i ketë këto para, por të gjitha këto të ardhura do të jenë në xhepat e qytetarëve për konsum pra nxitja e konsumit mund të bëhet përmes këtij formati”, tha Denaj.

Ministrja theksoi se flasim për gati 5 miliard lekë që do t’i mungojnë buxhetit të shtetit, por ndërkohë një numër i konsiderueshëm shqiptarësh do të kenë lehtësi si pasojë e uljes së barrës fiskale.

Lidhur me tatimin e të dypunësuarve, Denaj tha se “ndryshimi ligjor që ka ndodhur për dypunësimin nuk është një ndryshim ligjor që ka filluar sot, pasi ne këtë e kemi kaluar vitin e kaluar në parlament”.

“Dje bëmë një ndryshim në këshillin e Ministrave që do të ratifikohet në parlament dhe ndryshimi konsiston që afati i deklarimit nuk do të jetë 30 prill por 30 qershor. Por ndryshimi ligjor nuk ndryshon në thelb atë që është vendosur. Pra nëse një person ka 2 apo 3 punë të gjitha këto deklarohen në sistemin online të aplikimit për të gjithë. Aplikimi i taksës bëhet pasi janë mbledhur të ardhurat e punësimit”, tha Denaj. /a.a/

Burimi: ATSH

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Një burrë mes të dyjave, gruas: Më hëngre 80 mln lekë, tani shkon me vëllain tim! Të dashurës: Je gjithçka për mua! (Video)

Sot në emisionin “Pa Gjurmë” u trajtua një histori dashurie mes një vajze 30-vjeçare nga Durrësi (Joana) dhe 50-vjeçarit Bilbil Xhafa nga...

EMRI/ Kush është shqiptari i dyshuar për vrasjen e mësueses në Britani, zbulohen të tjera detaje mbi 36-vjeçarin

Mediat britanike kane zbuluar foton e Koçi Selamajt,36-vjeçarit shqiptar që është a rrestuar në Britani. Ai dyshohet të...

Vrasja e mësueses në Britani/ Arrestohet një 36-vjeçar shqiptar

Një 36-vjeçar shqiptar është a rrestuar në Britani pasi dyshohet se është përfshirë në v rasjen e mësueses Sabina Nessa disa ditë...

Mësim në kohë COVID-i/ Zv/ministrja e Arsimit zbulon skenarët nëse përkeqësohet situata

Zv/Ministrja e Arsimit, Nina Guga, ishte e ftuar pasditen e sotme në studion e “Zona Zero” në Top News ku foli për...

Recent Comments