Sunday, November 28, 2021
Home Ekonomi Një copë Itali në tokën tonë. Aty ku natyra dhe produktet bio...

Një copë Itali në tokën tonë. Aty ku natyra dhe produktet bio të befasojnë (Foto)

alternatetext

Një udhëtim që befason me Ilnisa Agollin në “Fshatrat e Shqipërisë” kësaj here. Duket sikur do të jemi në jug të Italisë, ndërsa do të vizitojmë fshatrat e Kavajës dhe Rrogozhinës.

Një pjesë të ditës mund ta kalosh nëpër vreshtari ku fermerët të japin një dorë të mirë për të kuptuar se si zhvillohet sektori prodhimit i rrushit, domateve, e shalqiut.

Ngjan e rrallë dëshira e tyre teksa na imponon idenë që një turist të jetojë njëjtë si ta dhe shëtisë nga toka në tokë me zetor, duke e mësuar dhe ngarë madje.

Një itinerar fantastik, për të kaluar një fundjavë ndryshe ku detin e keni fare pranë dhe ditën mes fermerëve në fshatin Gërmenj mund ta ndani në dy pjesë, pra.

Mes bisedave të banorëve, rezervuarit në fshatin e Okshtunit që duhet të vizitoni, peisazhit të Bashtovës dhe një vendi perfekt ku agroturizmi majë kodrës aty dhe perëndimi që duket sikur nuk ka fund do t’ua bëjë darkën ndryshe.

E dimë se të huajt e kanë kthyer vëmendjen nga Shqipëria, por që një italiane të braktisë vendlindjen dhe të bashkëjetojë me ankesat, tekat, çudinë, varfërinë ekonomike të fshatarëve e ta kthejë në një akt force dhe besimi duke na sjellë një restorant, një agrokulturë ku ofrohet dhe shëtitje me kuaj apo pishinë, kanoe dhe lumturi… nuk është pak. Përse erdhi?! Sa larg është Rrogozhina?

Peizazhi në këto fshatra nuk ka të përshkruar, si një Itali e vogël të cilën e gjejmë rastësisht në tokat bujqësore tona.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Dhunohet monumenti i 100-vjetorit të Pavarësisë në Tiranë (Foto)

Monumenti i Pavarësisë në parkun “Rinia” në Tiranë është dhunuar dhe dëmtuar nga persona të cilët i kanë vjedhur pllakat e metalit për t’i...

LAJM I FUNDIT/ E rëndë, humbin jetën burrë e grua, dyshohet se janë asfiksuar nga gazi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në qytetin e Kavajës. Një burrë e një grua janë asfiksuar nga gazi dhe...

Spanjë/ Po trafikonte marijuanë, arrestohet 27-vjeçar shqiptar, inskenoi aksidentin për vjedhjen e drogës

Garda Civile në bashkëpunim me Policinë Vendore Spanje ka arrestuar dy persona të përfshirë në një aksident të ndodhur në qytetin e La Zubia,...

Kanalet e Myzeqesë “pushtohen” nga peshqit e ngordhur (Video)

Katastrofa mjedisore me peshq të ngordhur nëpër kanalet e Myzeqesë, vijon prej më shumë se një muaji. Banorët e zonës së Karavastasë fajësojnë fabrikat e...

Recent Comments