Monday, June 21, 2021
Home Frymëzim Njihuni me 3 vjeçarin më të ditur në Shqipëri

Njihuni me 3 vjeçarin më të ditur në Shqipëri

Elio Driza ka filluar të lexojë që kur ishte 18 muajsh. Tani Elio është 3 vjeç e gjysmë dhe ka lexuar mbi 100 libra. Do të lexojë gjatë gjithës kohës. Pas përrallave radha u ka ardhur enciklopedive. Elio ka një memorie shumë të mirë. Ai nuk të dëshiron të lexojë të njëjtin libër dy herë. Për këtë arsye sot i dhamë një libër mësuesi edhe pse nuk ishte për moshën e tij.

“Elio në fillim ka filluar të thotë numrat dhe shkronjat në anglisht, pastaj në shqip dhe pastaj ka filluar të flasë. Të thotë fjalë me kuptim pasi si fëmijët e tjera ka filluar më herët. pra që në moshën 1 vjeç e gjysma ka filluar të thotë numrat dhe shkronjat. Isha duke e lexuar një libër “Bleta zuzu” dhe në një moment e lashë leximin e librat dhe Elio e vazhdoi vetë”, thanë Eva dhe Krasniqi nëna dhe babai i Elio Drizës.

Është shumë i dhënë pas librave?

“Po i ka shumë qejf. Elio nuk ha bukë nuk pati libra, nuk del po nuk pati libra, nuk fle gjumë po nuk pati libra.”

Sa libra ka lexuar deri më tani?

“Mbi 100 libra.”

Çfarë librash preferon Elio?

“Në fillim zgjidhte përrallat, pastaj enciklopedi, shkencë dhe botën e kafshëve.”

Keni kërkuar t’i bëni një test inteligjence?

“Kemi kërkuar, këtu në Shqipëri, ndërsa në Kosovë po. U interesuan dhe thanë që testi duhet të bëhet pasi të mbushë 5 vjeç dhe ne po presim“, tha babai i Elios.

Elion shkon në kopsht me moshatarët e tij. Prindërit thonë se pjesa që Elios i pëlqen më shumë në kopsht është kur i merr librin me përralla edukatores dhe ia lexon fëmijëve të tjerë.

Elio shkon në kopsht me moshatarët e tij?

“Po me fëmijët normalë për nga inteligjenca.”

Ka një program të posaçëm për Elion?

“JO, jo si fëmijët e tjerë.”

Cilat janë pritshmëritë që keni për Elion?

“Themi se do të bëhet dikush.”

Rasti i Elios i ka rënë në sy edhe Ministrisë së së Arsimit. Por ky institucion nuk është kujdesur që për fëmijët si Elio të hartojnë kurrikula të posaçme mësimorë.

“Kemi pas takim me ministren e arsimit dhe na ka thënë që do të na ndihmojë t’i masim inteligjencën. Qëllimi ynë nuk është ky, por na intereson që dikush të merret me strukturimin e mësimit që ka nevojë Elio“, tha babai i Elios.

Elio di shumë më shumë nga moshatarët e tij. Atij i pëlqen të flasë me gjuhën e librave. Por për prindërit e Elios, dëshira për lexim dhe dijë mund t’i zbehët një ditë dhe për këtë arsye ata kërkojnë ndihmë se si duhet të sillen me djalin e tyre inteligjent.

“Duhet me u marrë me pjesën e arsimi. kam frikë në mos në një të ardhme në qoftë se mos ta vazhdojmë ta kultivojmë arsimin mos i humb interesi dhe bëhet si fëmijët e tjerë normal”, tha babai i djalit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Nesër, solstici veror, kur ndodh dhe si ndikon në jetën e njeriut në Tokë

21 qershori është dita më e gjatë e vitit, e cila shënon edhe fillimin e stinës së verës në hemisferën veriore. Ky...

E rëndë / Bie nga fiku, ndërron jetë 17 vjeçarja

Një vajzë 17-vjeçe ka ndërruar jetë pasditen e sotme në Lushnje pasi aksidentalisht ka rënë nga pema. Ngjarja ka ndodhur në fshatin...

Degradon situata, vëllezërit heqin rripat e pantallonave (Video)

Të ftuar në seancën e ndërmjetësimit “Shihemi në Gjyq” tek E Diela Shqiptare kanë qenë dy vëllezër të cilët prej kohësh janë...

Debat me tone të ashpra: Eduardi e quan vëllain monstër, nuk do ta shohë me sy…

Të ftuar në rubrikën “Shihemi në Gjyq” kanë qenë të ftuar Eduardi dhe Gramozi, dy vëllezër të...

Recent Comments