Monday, June 21, 2021
Home Aktualitet Partia Demokratike shkon në zgjedhje, ja kur do zgjidhet kryetari i ri

Partia Demokratike shkon në zgjedhje, ja kur do zgjidhet kryetari i ri

Partia Demokratike do të shkojë në zgjedhje të brendshme më 13 qershor. Sipas informacioneve të para, Lulzim Basha do të rikandidojë për postin e kryetarit, ndërsa një emër tjetër i konfirmuar është edhe Fatbardh Kadilli.

Propozimi për mbajtjen e zgjedhjeve më 13 qershor ka ardhur nga Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi. Gjithsesi, që të zyrtarizohet, ky propozim duhet të votohet edhe në Këshillin Kombëtar të PD.

Pavarësisht kërkesës për t’u dorëhequr nga drejtimi i PD, Lulzim Basha nuk ka dhënë sinjale se do ta ndërmarrë një hap të tillë, duke hyrë kështu i favorizuar në garën për kreun e PD.

Mbledhja e Kryesisë së PD u zhvillua me debate të forta me Fatbardh Kadillit dhe Lulzim Bashës.

Pas fjalës së mbajtur nga Basha që ka kërkuar që gishti për humbjen e zgjedhjeve të mos drejtohet brenda në PD, mësohet se ka folur direkt Fatbardh Kadilli, i cili i ka kërkuar dorëheqjen e parevokueshme të Bashës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Nesër, solstici veror, kur ndodh dhe si ndikon në jetën e njeriut në Tokë

21 qershori është dita më e gjatë e vitit, e cila shënon edhe fillimin e stinës së verës në hemisferën veriore. Ky...

E rëndë / Bie nga fiku, ndërron jetë 17 vjeçarja

Një vajzë 17-vjeçe ka ndërruar jetë pasditen e sotme në Lushnje pasi aksidentalisht ka rënë nga pema. Ngjarja ka ndodhur në fshatin...

Degradon situata, vëllezërit heqin rripat e pantallonave (Video)

Të ftuar në seancën e ndërmjetësimit “Shihemi në Gjyq” tek E Diela Shqiptare kanë qenë dy vëllezër të cilët prej kohësh janë...

Debat me tone të ashpra: Eduardi e quan vëllain monstër, nuk do ta shohë me sy…

Të ftuar në rubrikën “Shihemi në Gjyq” kanë qenë të ftuar Eduardi dhe Gramozi, dy vëllezër të...

Recent Comments