Bajram Meraja është një nga 500 mijë shqiptarë që përfiton pensionin nga marrëveshja e Shqipërisë më Italinë. 66 vjeari u kthye në Shqëipëri me bashkëshorten 1 vit e gjysmë më parë, për të kaluar në vendin e tyre vitet e pensionit.
“Në Itali kam punuar në një fabrikë si kromator dhe tani kam mbaruar ciklin e punës dhe u kthyem në Shqipëri.”
Marrëveshjen më Italinë që i mundësoi njohjen e shumë viteve kontribute me punë në shtetin fqinj, Bajrami si shumë shqiptarë të tjerë thotë se e ka pritur gjatë.
“Me padurim, për arsye se ne kemi vite pune, unë kam 13 vite pune këtu në Shqipëri si mekanik kam punuar dhe këtu si mekanik, do na humbin, pse mos ta marrim edhe kontributin që kemi dhënë këtu. Në Itali kam 16 vite punë. Gjysmën jetës e bëmë këtu. Unë kam ikur 31 vjeç.”
66 vjeçari merr pension në Shqipëri prej një viti.
“Marr 70 mijë lekë të vjetra, 70 euro. Më janë njohur edhe kontributet në Gjermani.”
Bajramit i mungojnë 20 vite punë në Itali për të përfgituar pensionin minimal, por sipas marrëveshjes 66 vjeçarit i bashkohen edhe vitet e punës në Shqipëri.
“Mund të më shkojë 1100 euro. Edhe bashkëshortja ime ka 20 vite pune ne itali dhe 10 vite në shqipëri. Për këtë arye ne kemi ardhur të bashkojmë vitet dhe të marrim një pension. Po të mos ishte kjo marrëveshje ne nuk do i merrnim. Unë me 16 vjet nuk përfitoj, gruaja me 20 vjet përfiton gjysëm pensioni.”
Me hyrjen në fuqi të marrëveshjes, Bajrami ka nisur me procedurat, duke plotësuar dokumentacionin që nevojitet.
“Është pak e komplikuar për ne qe kemi vite të ikur. Ky është formulari që kam marrë te Instituti i Sigurimeve Shoqërore, të dhënat që duhen plotësuar janë të gjitha këtu.”
Bajram Meraja ishte shumë i ri kur u largua nga Shqipëria. Sot mban në duar dokumentet që i duhen për të përfituar pensionin me Italinë, ndërsa kujton se sa shumë kanë kaluar në këto tre dekada. 66 vjeçari është një nga shqiptarët që në 2 korrik të vitit 1990 u fut në Ambasadën Gjermane.
“E kam pasur gocën në klasë të parë dhe djalin 4 vjec. Ngjitëm muret e ambasadës 4 metra të larta.”
Në këtë 2 korrik, teksa kanë kaluar 35 vite nga ngjarja që ndryshoi faqen e historisë, teksa kapërceu murin e lartë të ambasadës, Bajrami kujton i emocianuar se se diçka në atë moment nuk e kishte imagjinuar kurrë.
“Me dhimbje, nuk e menduam se do kthehemi persëri në Shqipëri.”