Home Lajme nga Fieri Përmbyllet me sukses projekti për punësimin e të rinjve, i financuar nga...

Përmbyllet me sukses projekti për punësimin e të rinjve, i financuar nga BE në Roskovec dhe Kurjan

768

Bashkia Roskovec, në partneritet me organizatën SCiDEV science inovation for development -Shkencë dhe Inovacion për Zhvillim, shënoi sot përfundimin me sukses të projektit të bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian “Rivitalizimi i Shkollës Qendër Komunitare në Kurjan për Qasje më të Mirë ndaj Zhvillimit Social dhe Ekonomik për të Rinj dhe Grupet në Nevojë” (Tetor 2022 – Nëntor 2025).

Ky projekt ambicioz, i cili ka nisur prej vitit 2022 dhe deri ne muajin nentor te ketij viti ,ka transformuar hapësirat arsimore dhe sociale në Kurjan, solli rikonstruksionin e plotë të shkollës “Didin Bishani” dhe krijimin e një Qendre Komunitare dhe Trajnimi Profesional, tashmë kthyer në një pikë referimi për zhvillimin e qëndrueshëm të zonës.

Gjatë zbatimit të projektit, 227 të rinj dhe gra u trajnuan në gjashtë profesione praktike, duke fituar aftësi të reja për tregun e punës.
Falë skemës së granteve, 8 biznese (katër të reja dhe katër që zgjeruan veprimtarinë), një nismë artizanale e grave dhe dy bujtina morën mbështetje për të zhvilluar veprimtari që nxisin punësimin, turizmin dhe sipërmarrjen vendore.

Në ceremoninë përmbyllëse u shpërndanë 78 certifikata për kursantët e programeve Kamarieri dhe Marketing Digjital, të cilët përfunduan me sukses trajnimin profesional.

Në fjalën e saj përshëndetëse, Kryetarja e Bashkisë Roskovec, znj. Majlinda Bufi, theksoi rëndësinë e projektit për jetën e komunitetit:

Në emër të Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, z. Miha Pezelj, Drejtues i Sektorit Social, vlerësoi bashkinë dhe komunitetin për angazhimin dhe rezultatet e arritura:
“Jemi shumë të kënaqur të shohim ndikimin pozitiv që ky projekt ka sjellë në jetën e të rinjve dhe grave në Roskovec. Përmirësimi i infrastrukturës arsimore, programet e trajnimit profesional dhe mbështetja e sipërmarrjes janë hapa konkretë drejt zhvillimit ekonomik dhe social të qëndrueshëm.”

Pas ceremonisë, Kryetarja Majlinda Bufi, së bashku me përfaqësuesit e Delegacionit të BE-së, z. Miha Pezelj dhe vizituan disa nga bizneset e krijuara në kuadër të projektit:
“RiArt”, një ndërmarrje artizanale e drejtuar nga gra,
“Denisi Barber”, një shërbim modern berberie i themeluar nga të rinj,
“Jona Aesthetics”, studio estetike e ngritur nga një e re profesioniste.

Ky projekt është një model frymëzues i bashkëpunimit mes Bashkisë Roskovec dhe Bashkimit Evropian, që synon të fuqizojë tërinjtë, gratë dhe grupet në nevojë përmes arsimit, formimit profesional dhe nxitjes së sipërmarrjes.