Policia Rrugore Fier/ Kontrolle nga Policia Rrugore, të përqendruara në drejtim të shkeljeve që janë burim aksidenti.
Në kuadër të tyre, janë pezulluar në total, 209 leje drejtimi, nga të cilat 200 për qarkullim me shpejtësi tej normave të lejuara dhe 9 për drejtim mjeti, nën efektin e alkoolit.
Gjatës javës që lamë pas, shërbimet e Policisë Rrugore kanë ndaluar gjithashtu, edhe 2 shtetas të shpallur në kërkim, njëri prej tyre u vu në pranga pasi aksidentoi me pasojë vdekjen, një shtetas dhe shtetasi tjetër u ndalua, pasi Gjykata e kishte dënuar me 2 muaj burgim, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Kontrollet vijojnë, me pajisje të teknologjisë bashkëkohore, në çdo aks të qarkut.