HomeAktualitetPrimaret në PD, zbulohet kandidati i parë për Fierin: Kam vendosur të...

Primaret në PD, zbulohet kandidati i parë për Fierin: Kam vendosur të marr pjesë në garë sepse e ndjej detyrim qytetar dhe politik

Published on

spot_img

Evdar Kodheli është kandidati i parë që konfirmon pjesëmarrjen e tij në garën për Primaret në qarkun e Fierit.

Ai shprehet se ka vendosur të kandidojë pasi e ndjen si detyrim qytetar dhe politik, ndërsa shton se gara është ajo që përzgjedh më të mirin, dhe të kaulifikuarin për të bërë ndryshimin e duhur.

Deklarata e Kodhelit:

E ndjej detyrim qytetar dhe politik pjesëmarjen në një proces që kthen votën, siguron transparencë dhe meritokraci. Unë jam Evdar Kodheli dhe kam vendosur të hedh kandidaturën për primaret e Partisë Demokratike për Bashkinë Fier. Jam diplomuar pë Ekonomi dhe kam ndjekur dhe përfunduar me sukses, gjate ketyre 22-viteve disa specilalizime pas-universitare duke u certifikuar dhe licensuar si kontabilist, auditues, ekspert fiskal etj.

Prej vitit 2005 dhe aktualisht drejtoj studion time. Së bashku me familjaret e mi kam qene pjese e angazhimit politik ne PD qe ne vitet 90.

Kam vendosur të hedh kandidaturën në primaret e Partisë Demokratike për Bashkinë Fier, sepse e ndjej detyrim qytetar dhe politik pjesëmarjen në një proces që kthen votën. Unë besoj se vetëm nëpërmjet votës së lirë merr udhë edhe konkurenca e lire, e cila siguron transparence, meritokraci dhe hierarki.

Kam vendosur të kandidoj i sigurt se:

Nuk ka me kohe per kedo qe e do atdheun , e do Shqiperine.

Nuk ka me kohe te mendohemi se mbase ndryshimi vjen vete,

Nuk ka me kohe te bejme spektatorin.

Nuk ka me kohe te lejojme te kapemi nga politika e korruptuar.

Nuk ka me kohe te drejtohemi nga pa-aftesia , neglizhenca , korrupsioni, dhe arroganca.

Nuk ka me kohe te vazhdoje hemoragjia e largimit te te rinjve, zhvlerësimi i pedagogeve, mjekëve, apo cdo profesioni te lire.

Gara eshte ajo qe perzgjedh me te mirin, me te kaulifikuarin per te bere ndryshimin e duhur.

Kjo eshte arsyeja që, si qyetar, si perkrahes i Partise Demokratike, si njeri i lire dhe pa paragjykime, apo i pakushtëzuar nga kundërshtaret politikë, vendosa te garoj si kandidat ne PRIMARET qe organizon Partia Demokratike per Kryetarin e Bashkise Fier.

Primaret do te shpalosin aftesite dhe kapacitetet e demokratit te ndershem , atij qe lufton jo per vete por per Shqiperine, per atdheun tone. Kjo eshte Partia Demokratike , parti qe nuk emeron ne tavolinen e kryetarit kandidatet, Parti me vizion , Parti me parime demokratike , dhe te drejte vote per kedo anetar apo dhe simpatizant.

Fituesi do te jete me i miri, dhe ne garuesit do te jemi NJE me te cilido qoftë ai ose ajo, duke fituar përballjen me kundershtarin politik.

Te dashur bashkeqytetare, te kontribuojme seicili per ndryshimin e madh. Te kthejme se bashku besimin, jo me fjale, por me politika konkrete zhvillimi ne baze te nje programi gjitheperfshires, per nje zhvillim me te madh, ne dobi te gjithe qytetareve fierake te përgatitur nga specialistet me te mire, sipas fushave perkatese.

Me këtë rast, ftoj bashkëqytetarët e mi fierakë dhe shqiptarët, të gjithe bashke, të bëhemi pjesë e protestave, si forma demokratike e ngritjes së zërit, e kundërshtimit të shpopullimit, asimilimit, varfërimit, per te fituar te drejtat tona si qytetare te lire, per te mos i larguar femijet tane nga atdheu yne, por per te bere nje atdhe me te mire dhe te denje per te gjithe shqiptaret.

Latest articles

Armën “në kokë” kushëririt, parandalohet vrasja! Policia prangos 40-vjeçarin

Një 40-vjeçar në fshatin Dorëz të Tiranës ka kanosur me armë zjarri kushëririn e...

Policia e Fierit me “dorë të hekurt”, bën namin me heqje patentash

Policia Rrugore Fier/ Kontrolle nga Policia Rrugore, të përqendruara në drejtim të shkeljeve që...

Ilir Meta “hedh dritë” mbi historinë e tij të dashurisë: Ja si u njoha me Monikën, falenderoj PS-në!

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka treguar njohjen e tij me bashkëshorten...

“Me dashuri të madhe të më japë 10 milionë Lekë”, motra “dërgon” faturën e shpenzimeve të nënës

Sherrit midis dy motrave që kanë ardhur në “Shihemi në Gjyq” i shtohen shifrat...

More like this

Armën “në kokë” kushëririt, parandalohet vrasja! Policia prangos 40-vjeçarin

Një 40-vjeçar në fshatin Dorëz të Tiranës ka kanosur me armë zjarri kushëririn e...

Policia e Fierit me “dorë të hekurt”, bën namin me heqje patentash

Policia Rrugore Fier/ Kontrolle nga Policia Rrugore, të përqendruara në drejtim të shkeljeve që...

Ilir Meta “hedh dritë” mbi historinë e tij të dashurisë: Ja si u njoha me Monikën, falenderoj PS-në!

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka treguar njohjen e tij me bashkëshorten...