Monday, September 27, 2021
Home Ekonomi Prodhohet plehu i parë kristalin “Made in Albania"

Prodhohet plehu i parë kristalin “Made in Albania”

alternatetext

Kryeministri Edi Rama ishte sot në kompaninë “Albaseed” në Divjakë, tanimë falë edhe mbështetjes nga qeveria, një prej kompanive më të mëdha në vend, e cila ka prodhuar edhe plehun e parë kristalin “Made in Albania”.

Rama vlerësoi se falë kësaj sipërmarrje mijëra fermerë, në zonën e Myzeqesë dhe jo vetëm, sigurojnë inpute bujqësore dhe farëra të ndryshme, të cilësisë sipërore.

“Ambicia për t’i çuar eksportet bujqësore në mbi 1 miliardë euro bazohet pikërisht tek rritja e zgjerimi i vazhdueshëm i modeleve të tilla të suksesit”, tha Kryeministri.

Përveç produkteve në treg, kompania “Albaseed” ofron konsulencë teknike për fermerët në gjithë Shqipërinë.

Po ashtu kjo kompani ka prodhuar edhe plehun kristalin “Made in Albania”, i cili vjen si një formulë e krijuar enkas për të rritur cilësinë e tokave shqiptare.

Sipas përfaqësuesit të kësaj kompanie, me plehun “Made in Albania” kostoja e fermerit del shumë më e ulët dhe rezultati i standardit final del maksimal.

“Ne kemi ekspertë edhe nga Italia me të cilët konsultohemi në çdo moment. Marrim kampione toke dhe i çojmë në Greqi për tu analizuar dhe bazuar te studimet se cfarë ka mangët toka, ne kemi arritur të krijojmë disa formula. Ne kemi një bazë eksperimentale para se ta çojmë te fermeri produktin”, tha ai.

Po ashtu, ai vuri në dukje se “heqja e TVSH-së dhe e akcizës së naftës ishte shumë pozitive”. “Në këtë vend ka 3 vite që kemi ardhur. Më parë toka mbillej me jonxhë e grurë, sot është e mbjellë me shalqi dhe perime. Të gjitha politikat e qeverisë kanë ulur koston deri në 50%”, tha ai, ndërsa vlerësoi po ashtu mbështetjen e dhënë nga bashkia Divjakë.

Risia e kësaj kompanie është se çdo produkt që ofrohet për fermerin testohet së pari në kultivarët e vetë kompanisë dhe fermeri merr në fund një produkt të testuar.

Ndërkohë, zv.ministri i Bujqësisë, Dhimitër Kote, tha se “kjo kompani jo vetëm sjell inputet bujqësore por i prodhon vetë të tërë kultivarët e perimeve”.

“Dinë kërkesën, trajtimet dhe kanë një protokoll që duhet të zbatohet. Ky protokoll dhe këto modele nuk bëjnë më mbrapa por janë të nivelit ndërkombëtar”, tha Kote.

Ndërsa ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Milva Ekonomi vuri në dukje rëndësinë e organizimit të “ditëve të hapura” për fermerët nga kjo kompani.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Një burrë mes të dyjave, gruas: Më hëngre 80 mln lekë, tani shkon me vëllain tim! Të dashurës: Je gjithçka për mua! (Video)

Sot në emisionin “Pa Gjurmë” u trajtua një histori dashurie mes një vajze 30-vjeçare nga Durrësi (Joana) dhe 50-vjeçarit Bilbil Xhafa nga...

EMRI/ Kush është shqiptari i dyshuar për vrasjen e mësueses në Britani, zbulohen të tjera detaje mbi 36-vjeçarin

Mediat britanike kane zbuluar foton e Koçi Selamajt,36-vjeçarit shqiptar që është a rrestuar në Britani. Ai dyshohet të...

Vrasja e mësueses në Britani/ Arrestohet një 36-vjeçar shqiptar

Një 36-vjeçar shqiptar është a rrestuar në Britani pasi dyshohet se është përfshirë në v rasjen e mësueses Sabina Nessa disa ditë...

Mësim në kohë COVID-i/ Zv/ministrja e Arsimit zbulon skenarët nëse përkeqësohet situata

Zv/Ministrja e Arsimit, Nina Guga, ishte e ftuar pasditen e sotme në studion e “Zona Zero” në Top News ku foli për...

Recent Comments