Wednesday, June 29, 2022
Home Aktualitet “Provokim i jashtëzakonshëm”, mediat greke reagojnë ashpër ndaj “Javës Çame” në Kuvend:...

“Provokim i jashtëzakonshëm”, mediat greke reagojnë ashpër ndaj “Javës Çame” në Kuvend: U bë me miratimin e qeverisë Rama

Provokim i jashtëzakonshëm ndaj Greqisë, brenda Kuvendit të Shqipërisë”, kështu e nis artikullin media greke “Protothema”, referuar ditës së hapur të mbajtur në Parlament nga PDIU për “Javën Çamë”.

“Pasditen e së hënës u zhvillua një aktivitet kushtuar kujtimit të viktimave të “gjenocidit” të Tsamurias nga grekët. Aktiviteti u organizua nga partia ekstremiste dhe antigreke PDIU, e cila pretendon se përfaqëson qytetarët shqiptarë me origjinë çame, e cila promovon sistematikisht axhendën e Ankarasë në vend. Bashkëorganizatorë ishin fondacioni “Çamëria” Hasan Tahsini dhe shoqata çlirimtare “Çamëria””, thuhet në këtë shkrim.

Media greke, një ndër kryesoret në vendin fqinj, shkruan se ngjarja provokuese ka ndodhur me tolerancën e kryesisë së parlamentit dhe qeverisë Rama, “e cila herë pas here ‘përkëdhel’ veshët e nacionalistëve për arsye votimi”.

“Në faqen zyrtare të Kuvendit të Shqipërisë thuhet në mënyrë provokative: Sot, 78-vjetori i gjenocidit të shqiptarëve të Çamërisë nga grekët, 27 qershori u njoh nga parlamenti në vitin 1994 si ditë gjenocidi dhe kujtimi, në prani të çamëve, patriotë, veprimtarë e të tjerë, me një demonstratë në parlament ku u theksua zgjidhja e çështjes së Çamëve. Përpara një pankarte ku shkruhej ‘78 vjet gjenocid’, fëmijë të vegjël dhe të rinj recituan poezi çlirimtare për atdheun e ‘skllavëruar’. Deri më tani nuk ka një reagim zyrtar nga Athina , për atë që në mënyrë provokative mori pjesë në Kuvendin e Shqipërisë”, shkruan “Protothema”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Aksidenti tragjik që i mori jetën nënës e djalit të saj, zbardhet shkaku. Policia bën fajtore viktimën

Dy ditë pas ngjarjes së rëndë në Berat, ku nënë e bir humbën jetën në një aksident, policia jep versionin e saj përfundimtar. Pas këqyrjes...

Vidhnin karburant në fabrikën e qumështit ku punonin, dy të arrestuar

Një operacion i policisë së Tiranës i koduar “Agents” ka vënë në pranga dy persona të akuzuar për vjedhjen e një sasie të konsiderueshme...

Të jetosh me një gjarpër, efektivja e policisë: E kam anti-stres, më kënaq

Të kesh për kafshë shtëpiake, një gjarpër. Mund të duket diçka e pamundur por jo për Anisën. Ajo është police, në qytetin e Elbasanit....

Ndryshon sërish brenda 24 orëve çmimi i karburanteve në Shqipëri/ Ja sa do të jetë çmimi i ri

Për të dytën ditë me radhë çmimi i naftës ka pësuar rënie. Në më pak se 24 orë nga vendimi i të martës, Bordi...

Recent Comments