Tuesday, September 28, 2021
Home Tradita Pse “Festa e grurit” në Pojan? Ja lidhja me Apoloninë – Nga...

Pse “Festa e grurit” në Pojan? Ja lidhja me Apoloninë – Nga Ilirjan Gjika

alternatetext

“Festa e grurit” është një aktivitet i rëndësishëm kulturor që zhvillohet çdo vit nga Bashkia Fier. E lidhur ngushtë me traditat lokale, ajo nuk ka zgjedhur rastësisht Pojanin, në truallin e Apolonisë antike dhe Polinës mesjetare.

Dëshmitë e një tradite 2500 vjeçare të kultivimit të drithërave dhe zhvillimit të bujqësisë janë të shumta këtu. E ndodhur në qëndër të fushës Ilire, Myzeqesë së sotme, Apolonia ka qënë jo vetëm një prodhuese, por edhe eksportuese e njohur e tyre.

Pitosa të shekullit V-IV p.l.kr. Apoloni
Pitosat janë enë qeramike që shërbenin për magazinimin e produkteve të ndryshme, pergjithesisht dritherave

Edhe gjatë mesjetës artikulli kryesor që eksportohej nga skelat e Pirgut dhe Spinaricës drejt Venedikut apo Raguzës, ishte natyrisht gruri.

Për rëndësinë e madhe të bujqësisë flasin edhe shkrimet e autorëve antikë. ‘’Babai i Historisë’’, Herodoti, tregon se apoloniatët kullotat i kishin pranë Vjosës dhe arat jashtë qytetit.

Një fakt të tillë e vërteton edhe arkeologjia me gjetjet e dhjetra pitosave, enëve të qeramikës ku ruhej gruri. Po kështu edhe mokrat e bluarjes dhe veglat e ndryshme bujqësore janë të tjera objekte që dëshmojnë për një bujqësi të zhvilluar.

Nuk mungojnë edhe simbolet e parmendës dhe kallinjve në faqet e monedhave apoloniate, si argumenta shtesë që tregojnë traditën e vjetër të kultivimit të grurit. Ndërsa ekzistenca e tempullit të Demetrës, mbrojtëses së bujqësisë, është një dëshmi e gjallë e realitetit të dikurshëm.

Në këtë kontekst vjen edhe “Festa e Grurit”, organizuar nga Bashkia e Fierit, si një përpjekje për të evokuar ruajtjen e traditave bujqësore të Myzeqesë, e quajtur me plot të drejtë si ‘’Hambari i Shqipërisë’’. E zhvilluar në muajin qershor të çdo viti dhe e shoqëruar me ritualet festive të krijuar gjatë shekujve, kjo festë vendore përbën tashmë një tjetër vlerë të shtuar të turizmit kulturor.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Një burrë mes të dyjave, gruas: Më hëngre 80 mln lekë, tani shkon me vëllain tim! Të dashurës: Je gjithçka për mua! (Video)

Sot në emisionin “Pa Gjurmë” u trajtua një histori dashurie mes një vajze 30-vjeçare nga Durrësi (Joana) dhe 50-vjeçarit Bilbil Xhafa nga...

EMRI/ Kush është shqiptari i dyshuar për vrasjen e mësueses në Britani, zbulohen të tjera detaje mbi 36-vjeçarin

Mediat britanike kane zbuluar foton e Koçi Selamajt,36-vjeçarit shqiptar që është a rrestuar në Britani. Ai dyshohet të...

Vrasja e mësueses në Britani/ Arrestohet një 36-vjeçar shqiptar

Një 36-vjeçar shqiptar është a rrestuar në Britani pasi dyshohet se është përfshirë në v rasjen e mësueses Sabina Nessa disa ditë...

Mësim në kohë COVID-i/ Zv/ministrja e Arsimit zbulon skenarët nëse përkeqësohet situata

Zv/Ministrja e Arsimit, Nina Guga, ishte e ftuar pasditen e sotme në studion e “Zona Zero” në Top News ku foli për...

Recent Comments