“Pleqëri me kusure”, një komedi që sjell përmes humorit jetën e përditshme të moshës së tretë u shfaq me sukes në teatrin “Bylis” të Fierit.
Publiku fierak mirëpriti premierën e komedisë “Pleqëri me Kusure”, me autor Odise Plakun dhe regji të Eljona Thomaraj.

Për aktorët Klajdi Marku, Astrit Hasani dhe Miola Sitaj, për 1 orë e 30 minuta mesazhet që u përcollën ishin pjesë e marrëdhënieve njerëzore në thjeshtësinë dhe vitalitetin e jetës.
Kliko produktin dhe na ndiq në Facebook!
📱 Porosi online në WhatsApp: 069 709 9465
📸 Na ndiq edhe në Instagram: Demalt Store
➤ Shiko më shumë në FacebookPër minuta të tëra ndodhitë brenda shtëpisë së Margaritës dhe Viktorit si dhe komshiut të tyre, Viktorit, ngacmuan spektatorin me shqetësimet, gëzimet, xhelozitë e moshës së vonë, të fshehtat, dyshimet , intrigat dhe më në fund një enigme që do të zgjidhet.
Për autorin Odise Plaku dhe regjisoren Eljona Thomaraj gjithçka ishte një dinamikë mes profesionistësh.
Premiera e shfaqjes “Pleqëri me kusure” apeloi shqip dhe ngrohtë për respektim dhe përkujdesje për moshën e tretë që me gjithë vështirësitë e të përditshmes kanë dëshirën për të pasur një jetë të lumtur dhe të qetë.