Sunday, May 16, 2021
Home Aktualitet Rama: Ju bëni 11 mandate në Fier unë do të bëj 110...

Rama: Ju bëni 11 mandate në Fier unë do të bëj 110 herë më shumë për ju

Kryetari i Kuvendit dhe njëherazi kandidati për deputet i PS-së në Qarkun e Fierit, Gramoz Ruçi deklaroi sot se me fitoren e mandatit të tretë nga PS Reforma në Drejtësi bëhet, ndryshe zhbëhet.

Në fjalën e tij, ne Fier në takimin elektoral Ruçi tha se edhe katër net dhe 3 ditë na ndajnë nga data 25 prill, dhe ne do u drejtohemi qendrave të votimit. Ne kudo që kemi shkuar kemi informuar dhe raportuar se çfarë kemi bërë dhe kemi raportuar se çfarë do bëjmë

“Për ne socialistët një gjë është e pandryshueshme në demokraci pushteti merret me votë dhe mbahet me punë, kjo është arsyeja e vërtetë që ne kërkojmë jo thjeshtë një numër mandati të tretë, por për të vazhduar punët që kemi nisur. Prandaj unë do ju drejtohesha të gjithë banorëve të qytetit të Fierit, të gjithëve na pëlqen si rezultat i projektit Rilindja Urbane, qendra e Fierit. Lagjet më të afërta të kësaj qendre, por unë do ju drejtohesha banorëve të qyteti nëse duan që çdo lagje dhe periferi e Fierit të bëhet kështu siç janë bërë në qendër të Fierit, ejani me datën 25 dhe votoni programin ekipin dhe lidershipin e PS-së”, tha Ruçi.

Në vijim, Ruçi tha se “unë do ju drejtohesha të gjithë qytetarit të Fierit, Mallakastrës, Lushnjës, Roskovec, Patosit, të gjitha këto qytete që brenda këtij viti mbaron projekti për të marrë ujë 24 orë, ju drejtohem banorëve të qarkut se brenda këtij mandati i gjithë Qarku i Fierit do të marrë ujë 24 orë, prandaj ejani në datën 25 dhe votoni, Partinë Socialiste të Shqipërisë, votoni Edi Ramën, ekipin e tij”.

Duke iu drejtuar të rinjve që të votojnë me 25 prill alternativën e PS, Ruçi tha se “ky është mandati që Fieri do të këtë pallat sporti të ri, ky është mandati që Fieri do të bëhet me stadium të ri. Ky është mandati që Fieri të ketë një universitet të ri”.

Po ashtu, Ruçi ju drejtua biznesit të vogël duke thënë se “atë që ka bërë PS me gjithë vështirësitë financiare, duke e çuar taksën zero, ju bëj apel ejani me 25 prill dhe votoni për taksën zero për biznesin e vogël”.

Në fjalën e tij, Ruçi tha se, “janë bërë investime në energjitike, infrastrukturë dhe pastrimin e kanaleve, kulluese dhe vaditëse në tokat e Qarkut Fier duke çuar ujë në parcela, por ende se kemi fituar këtë betejë, prandaj kërkojmë vota të mbyllim problemin me tokën dhe brenda këtij mandati të mbyllim problemi i madh 30 vjeçar certifikimin e tokës, dhe po ashtu ku është mandati që fermerët të ndjejnë dorën e shteti për impute në bujqësi dhe çmimin e naftës”.

Ai shtoi se “ky është mandati që ti japim përgjigje pyetjes se brenda viti që vjen pasokat e tërmeti do të zërohen apo jo me pjesëmarrjen tuaj, me votën tuaj. Ky është mandati ku ti japim përgjigje pyetjes, lufta me pandeminë, qytetari i fundit i shqiptarë do t vaksinohet një ditë para se të vaksinohet qytetari i fundit europian. Këtë e bënë vetëm PS dhe Edi Rama Kryeministër”.

“Me datë 25 duhet t’i japim përgjigje pyetjes, reforma në drejtësi bëhet në qoftë se PS vazhdon mandatin e saj, ndryshe zhbëhet, prandaj e keni në dorë ju që me pjesëmarrjen tuaj ti thoni po dhe të çohet deri në fund reforma në drejtësi. Ky është mandati i katër shtyllave, bujqësia, turizmi, transporti ajror, detarë dhe hekurudhorë”, përfundoi Ruçi. /a.a/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Partia Demokratike shkon në zgjedhje, ja kur do zgjidhet kryetari i ri

Partia Demokratike do të shkojë në zgjedhje të brendshme më 13 qershor. Sipas informacioneve të para, Lulzim Basha do të rikandidojë për...

Sot finalja e Miss Universe, kush është 23-vjecarja që përfaqëson Shqipërinë!

Nata finale e Miss Universe 2020 do të mbahet sonte. Edicioni i 69-të i konkursit të bukurisë do të mbahet në Florida,...

Njihuni me 3 vjeçarin më të ditur në Shqipëri

Elio Driza ka filluar të lexojë që kur ishte 18 muajsh. Tani Elio është 3 vjeç e gjysmë dhe ka lexuar mbi...

Zbardhen debatet nga mbledhja e Kryesisë së PD

Zbardhet përplasja mes kryedemokratit Lulzim Basha dhe anëtarit të Kryesisë, Fatbardh Kadilli. Ka nisur tejet e tensionuar mbledhja e Kryesisë. Pas fjalës...

Recent Comments