Monday, September 27, 2021
Home Ekonomi Rama në kompleksin më të madh për kultivimin e fidanëve në Ballkanin...

Rama në kompleksin më të madh për kultivimin e fidanëve në Ballkanin Perëndimor

alternatetext

Kryeministri Edi Rama vizitoi sot në Divjakë, kompleksin më të madh të serrave për kultivimin e fidanëve në Ballkanin Perëndimor, ku falë një njeriu të apasionuar fort, por edhe falë mbështetjes së AZHBR, në një sipërfaqe prej 3.6 hektarësh prodhohen çdo vit mbi 15 milionë fidanë.


“Kjo serrë xhami me teknologji moderne nga Holanda, furnizon me fidanë jo vetëm tregun vendas por edhe tregun e huaj”, tha Kryeministri ndërsa shtoi se “për zgjerimin e saj, “Lisar Seedlings” është mbështetur edhe nga programi IPARD.


Rama siguroi se “mandati i tretë do të sjellë më shumë mbështetje për sipërmarrjen në bujqësi e peshkim dhe ne do ta arrimë objektivin e 1 miliard euro eksporte bujqësore në vit”.

Administratori i kësaj kompanie tregoi nga afër të gjitha proceset e punës që kryhen në serrat e tij, ku përveç të tjerave bëhet edhe shartimi i fidanëve.

A theksoi se “sipërfaqja e shalqirit është trefishuar këtë vit dhe kërkesa për eksport është e lartë”.

Ndërkohë, serra e re e ndërtuar me mbështetjen e AZHBR-së prodhon fidanë më cilësorë, falë edhe teknologjisë së fjalës së fundit.

Po ashtu, sipërmarrësi tha se po ndërton edhe një serrë eksperimentale, ku do të testojë varitetet e reja të fidanëve.

“Dëshira ime e madhe është si të rrisim cilësinë e produktit që ne prodhojmë, që të mos na kthehet më mbrapsht nga Europa. Kërkohet ngritje e nivelit të cilësisë”, tha ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Një burrë mes të dyjave, gruas: Më hëngre 80 mln lekë, tani shkon me vëllain tim! Të dashurës: Je gjithçka për mua! (Video)

Sot në emisionin “Pa Gjurmë” u trajtua një histori dashurie mes një vajze 30-vjeçare nga Durrësi (Joana) dhe 50-vjeçarit Bilbil Xhafa nga...

EMRI/ Kush është shqiptari i dyshuar për vrasjen e mësueses në Britani, zbulohen të tjera detaje mbi 36-vjeçarin

Mediat britanike kane zbuluar foton e Koçi Selamajt,36-vjeçarit shqiptar që është a rrestuar në Britani. Ai dyshohet të...

Vrasja e mësueses në Britani/ Arrestohet një 36-vjeçar shqiptar

Një 36-vjeçar shqiptar është a rrestuar në Britani pasi dyshohet se është përfshirë në v rasjen e mësueses Sabina Nessa disa ditë...

Mësim në kohë COVID-i/ Zv/ministrja e Arsimit zbulon skenarët nëse përkeqësohet situata

Zv/Ministrja e Arsimit, Nina Guga, ishte e ftuar pasditen e sotme në studion e “Zona Zero” në Top News ku foli për...

Recent Comments