Sunday, November 28, 2021
Home Sport “Roskovec Arena”, prezantohet projekti i ndërtimit të stadiumit të ri (Foto)

“Roskovec Arena”, prezantohet projekti i ndërtimit të stadiumit të ri (Foto)

alternatetext

Roskoveci do të ketë së shpejti një stadium bashkëkohor, sipas të gjitha standardeve që kërkon UEFA.

Në ambientet e Pallatit të Kulturës u zhvillua një dëgjesë publike më qytetarët dhe sportdashësit për prezantimin e projektit të ndërtimit të stadiumit “Roskovec Arena”.

E pranishme në këtë takim ishte dhe Kryetarja e Bashkisë Roskovec, Majlinda Bufi, e cila gjatë fjalës së saj u shpreh se “ky projekt synon ndërtimin e një stadiumi model sipas standardeve që kërkon UEFA”.

“Ndihem shumë e lumtur që ky projekt do të jetësohet, jo vetëm për futbollistët tanë, por edhe për tifozët pasi kërkesat janë të shumta”, tha ajo.

Studioja projektuese nëpërmjet një prezantimi u bëri të njohur të pranishmëve në këtë takim, të gjitha ndërhyrjet dhe elementët e stadiumit të ri që do të ndërtohet.

Stadiumi i ri i Roskovecit do të ketë kapacitetin maksimal prej 3200 vende. Ky projekt synon ndërtimin e një stadiumi model sipas standardeve që kërkon UEFA, stadium i cili do t’i shërbejë jo vetëm futbollistëve por gjithë komunitetit të Roskovecit.

Gjithashtu gjatë takimit u theksua se Bashkia Roskovec do të japë mbështetje maksimale për realizimin e këtij projekti, me qëllim që ky projekt të jetësohet sa më shpejt.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Dhunohet monumenti i 100-vjetorit të Pavarësisë në Tiranë (Foto)

Monumenti i Pavarësisë në parkun “Rinia” në Tiranë është dhunuar dhe dëmtuar nga persona të cilët i kanë vjedhur pllakat e metalit për t’i...

LAJM I FUNDIT/ E rëndë, humbin jetën burrë e grua, dyshohet se janë asfiksuar nga gazi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në qytetin e Kavajës. Një burrë e një grua janë asfiksuar nga gazi dhe...

Spanjë/ Po trafikonte marijuanë, arrestohet 27-vjeçar shqiptar, inskenoi aksidentin për vjedhjen e drogës

Garda Civile në bashkëpunim me Policinë Vendore Spanje ka arrestuar dy persona të përfshirë në një aksident të ndodhur në qytetin e La Zubia,...

Kanalet e Myzeqesë “pushtohen” nga peshqit e ngordhur (Video)

Katastrofa mjedisore me peshq të ngordhur nëpër kanalet e Myzeqesë, vijon prej më shumë se një muaji. Banorët e zonës së Karavastasë fajësojnë fabrikat e...

Recent Comments