Sunday, November 28, 2021
Home Ekonomi Rreth 1200 tonë prodhime shqiptare të akuakulturës drejt tregjeve të BE-së, në...

Rreth 1200 tonë prodhime shqiptare të akuakulturës drejt tregjeve të BE-së, në 5 muajt e parë të 2020

alternatetext

Në 5 muajt e parë të këtij viti u eksportuam rreth 1200 tonë prodhime shqiptare të akuakulturës drejt tregjeve të BE-së.

Kështu bëri të ditur sot Kryeministri Edi Rama, teksa publikoi një video nga puna në fermat e akuakuluturës “Alb-Adriatico 2013” dhe “Al Marina” në Gjirin e Vlorës.

“Ndërkohë përmes programeve mbështetëse, vijojmë të financojmë direkt industrinë e peshkimit, e cila në 5 vitet e fundit është rritur më shumë se në 25 vitet e mëparshme të marra së bashku”, – tha Rama.

Ndërsa ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi, i cili inspektoi nga afër këto ferma në Gjirin e Vlorës tha se “sot ne pak a shumë prodhojmë rreth 4 mijë tonë peshk nëpërmjet akuakulturës dhe është një raport diku 50% me peshkimin në det. Nëpërmjet fondeve të Bashkimit Europian kemi bërë studim pikërisht në të gjithë sektorin dhe kemi arritur në konkluzionin që kapaciteti i Shqipërisë për akuakulturë është rreth 10 mijë tonë, në det”.

“Është një ekonomi e jashtëzakonshme. Shqipëria ka filluar të jetë konkurrente në tregjet europiane dhe garancia këtu është që ka një sistem gjurmueshmërie që kur vjen rasati dhe deri kur shkon në markatë, qoftë në Itali, Angli apo kudo që shitet. Gjithë ky sistem gjurmueshmërie rrit standardin në majat e sigurisë ushqimore”, – tha Çuçi.

Aktualisht nga subjektet e akuakulturës në Gjirin e Vlorës prodhohen rreth 3200 tonë peshk, ndërsa investimet e kryera në stabilimentet e prodhimit vlerësohen në rreth 25 milionë euro.

Tendenca zhvillimit të akuakulturës në botë vlerësohet me rreth 20% rritje. Edhe në Shqipëri prej vitit 2014 akuakultura është rritur me rreth 48%.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Dhunohet monumenti i 100-vjetorit të Pavarësisë në Tiranë (Foto)

Monumenti i Pavarësisë në parkun “Rinia” në Tiranë është dhunuar dhe dëmtuar nga persona të cilët i kanë vjedhur pllakat e metalit për t’i...

LAJM I FUNDIT/ E rëndë, humbin jetën burrë e grua, dyshohet se janë asfiksuar nga gazi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në qytetin e Kavajës. Një burrë e një grua janë asfiksuar nga gazi dhe...

Spanjë/ Po trafikonte marijuanë, arrestohet 27-vjeçar shqiptar, inskenoi aksidentin për vjedhjen e drogës

Garda Civile në bashkëpunim me Policinë Vendore Spanje ka arrestuar dy persona të përfshirë në një aksident të ndodhur në qytetin e La Zubia,...

Kanalet e Myzeqesë “pushtohen” nga peshqit e ngordhur (Video)

Katastrofa mjedisore me peshq të ngordhur nëpër kanalet e Myzeqesë, vijon prej më shumë se një muaji. Banorët e zonës së Karavastasë fajësojnë fabrikat e...

Recent Comments