Home Aktualitet Rruga Qukës–Qafë Plloçë drejt përfundimit, udhëtimi Fier–Korçë bëhet më i shpejtë dhe...

    Rruga Qukës–Qafë Plloçë drejt përfundimit, udhëtimi Fier–Korçë bëhet më i shpejtë dhe më i lehtë

    706
    0

    Punimet në të tre lotet e rrugës Qukës – Qafë Plloçë po vijojnë me ritme shumë të mira, me objektivin për ta përfunduar këtë segment të shumëpritur brenda fillimit të vjeshtës.

    Rimmed - Përqafo cilësinë
    Facebook Instagram 📞 +355 69 747 6555

    Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga kantieret e këtij aksi të rëndësishëm, që pritet të shkurtojë ndjeshëm distancën dhe kohën e udhëtimit drejt juglindjes së vendit, përfshirë edhe linjën Fier–Korçë, e cila do të bëhet më e shpejtë dhe më komode për udhëtarët.

    Segmenti i ri rrugor Qukës – Qafë Plloçë, me një gjatësi prej 43.4 kilometrash, do të reduktojë me rreth 30 minuta kohën e udhëtimit në aksin kombëtar Tiranë – Korçë. Përfitimet janë të shumta edhe për banorët e zonës, pasi kjo rrugë siguron një ndërlidhje të domosdoshme për komunitetet përreth dhe krijon një perspektivë të re zhvillimi për zonën e Mokrës.

    Rreth 10 kilometra të këtij aksi kalojnë buzë lumit Shkumbin, duke i dhënë rrugës një dimension panoramik, përmes një peizazhi të bukur natyror që pritet të nxitet më tej nga zhvillimi turistik dhe ekonomik i zonës.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here