Saturday, October 23, 2021
Home Uncategorized Sfidat e Apolonisë, nga trajneri te rikthimi i tifozëve në stadium -...

Sfidat e Apolonisë, nga trajneri te rikthimi i tifozëve në stadium – Nga Bujar Rama

alternatetext

Drejtuesit e klubit fierak po përpiqen të bëjnë maksimumin për sezonin e ri dhe puna e tyre është e fokusuar në disa plane. Për sezonin 2019-2020 ka sfida interesante për klubin fierak, që vetë i ka deklaruar.

Trajneri i ri është ndër çështjet parësore për t’u zgjidhur, sepse prej saj varen disa çështje të tjera. Më pas janë organizimi i ri tek akademia e klubit dhe rikthimi i tifozëve në stadium.

TRAJNERI I RI – “Asgjë e re nga fronti i Perëndimit”, por “ujërat” rrahin drejt asaj që “Panorama Sport” paralajmëroi përpara dy ditësh: Mërgjyshi në “pole position” për stolin. Është trajneri i fundit që e ka drejtuar Apoloninë në Superiore dhe një evidentues i mirë i talenteve të reja (kujtojmë veç të tjerëve Blerim Krasniqin dhe Myrto Uzunin). Duhet pritur data 20 e këtij muaji për të zbardhur gjithçka në lidhje me trajnerin e ri të Apolonisë, por gazeta mëson se pista e Artan Mërgjyshit është më e mundshmja.

AKADEMIA – Për të qenë korrekt me lexuesin tonë, kujtojmë se në kuadër të vitlindjes së 95- të të Apolonisë, nga klubi është premtuar se do të ketë një shtysë në të gjitha nivelet e futbollit fierak, duke nisur nga “baza”, moshat e akademisë. Sipas drejtorit të kësaj akademie, Bledar Borova, synohet të dyfishohen ekipet gati në të gjitha grup-moshat.

I njëjti deklarim vjen edhe nga kryetrajnerja e futbollit të femrave të akademisë, Alma Dizdari. Aktualisht, grup-moshat e djemve të akademisë kanë 8 ekipe në progresionin nga 7 deri në 19 vjeç, ndërsa futbolli i femrave (falas për çdo moshë), ka 4 ekipe të moshave 7-13 vjeç. Por ekipi i parë i Apolonisë mbetet sfida “kruciale” e klubit dhe këtu tifozët fierakë nuk pranojnë kompromis.

STADIUMI BOSH – Tjetër sfidë e Apolonisë në të gjitha nivelet: Rikthimi i tifozëve. Në ndeshjen Shkumbini-Luzi qenë rreth 500 tifozë në “Loni Papuçiu”, që duhen kërkuar “me lupë” që kur ka qenë për herë të fundit një numër i tillë në një ndeshje të Apolonisë.

Arsyeja? Tifozët fierakë e kanë humbur besimin me premtime të dështuara në kaq vite dhe vështirë se u rikthehet. Kjo është mbisfida e Apolonisë, më saktë, e krerëve të Apolonisë, në raportin premtimrealizim. Sepse tifozët janë të ndjeshëm dhe “lexojnë” me vëmendje çdo lëvizje në skuadër, çdo premtim – nëse është fakt, apo fasadë…

Bujar Rama

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

I kërkuan të vendosë maskën, milioneri kinez zemërohet dhe tërheq të gjitha paratë nga banka

Një milioner urdhëroi stafin e bankës të tërhiqte të gjitha kursimet e tij të jetës pasi një roje sigurie iu kërkua të...

Rama pyet ndjekesit ne facebook, e gjeni dot ku eshte ky qytet?

Kryeministri Edi Rama ka postuar në rrjetet sociale disa foto të një qyteti të Shqipërisë, për të cilin ka pyetur qytetarët që...

Nuk ka paqe për Kretën, regjistrohen tre tërmete në 8 minuta

Kreta nuk po gjen qetësi nga tërmetet, teksa tre lëkundje të njëpasnjëshme kanë tronditur vendin mbrëmjen e sotme në vetëm 8 minuta.

Demokrati ‘kthen’ shishen e rakisë në sy të Berishës: Ne i rrëzonim poturet Ramës, Basha ia ngrinte

Sali Berisha u ndal në Berat për foltoren e radhës me demokratët, ku nga salla kishte edhe shumë persona që sulmonin kryetarin...

Recent Comments