Sunday, May 16, 2021
Home Aktualitet Shkencetarja fierake jep detaje te reja rreth vaksines se Oksfordit

Shkencetarja fierake jep detaje te reja rreth vaksines se Oksfordit

Cfarë po ndodh me vaksinën e Oxfordit kunder COVID-19? Lexoni me poshtë!

Duke iu bazuar programit te vaksinave COVID-19, po u drejtohem në mënyrë të drejtpërdrejtë cdo personi që mbanë shpresat në efektivitetin dhe sigurinë e vaksinës COVID19 .

E di që ka shumë pyetje në lidhje me saktësisht se çfarë do të duhet për të siguruar zhvillimin dhe miratimin vaksines.

Janë përkatësisht tre fusha kryesore ku duhet të bazohemi në mënyrë që edhe të paraqesim sukses, por edhe të kërkojmë miratim për përdorim publik. Për të fituar besimin e publikut dhe për të shmangur një konfuzion duhet të bazohemi në këto hapa shumë të rëndësishme.

Së pari efektiviteti, vaksina duhet të provohet e efektshme, që do të thotë se mund të ndihmojë në parandalimin e sëmundjes COVID-19 në të paktën një shumicë të pacientëve të vaksinuar.

Se dyti siguria, vaksina duhet të provohet e sigurt me të dhëna të forta të sigurisë të rezultuara nga mijëra pacientë.

Dhe së treti, duhet të paraqitet se vaksina mund të prodhohet vazhdimisht në standardet më të larta të cilësise, dhe është shumë e rëndësishme që publiku të kuptojë afatet kohore të vlerësuara për secilën nga këto tre fusha.

Siç kam përmëndur edhe më parë, po veprohet me shpejtësinë e shkencës dhe kështu mund të dimë nëse vaksina është efektive ose jo deri në fund të tetorit.

Për ta bërë këtë, duhen grumbulluar një numër të caktuar të rasteve COVID-19 në provën e vaksinës për të krahasuar efektivitetin e vaksinës tek individët e vaksinuar me ata që morën një placebo (një ilac që nuk ka efekt terapeutik).

Meqenëse duhet të presim të ndodhë një numër i caktuar i rasteve, këto të dhëna mund të vijnë më herët ose më vonë bazuar në ndryshimet në normat e infeksionit.

Në frymën e sinqeritetit, çdo lexim përfundimtar (pozitiv ose negativ) do të ndahet me publikun sa më shpejt që të jetë praktik.

Një pikë kryesore që do të doja ta sqaroja është se efektiviteti do të plotësonte vetëm njërën nga tre kërkesat dhe, vetëm, nuk do të mjaftonte që të aplikohet për miratim për përdorim publik.

Kërkesa e dytë është të provohet që vaksina është e sigurt dhe do të mbetet përparësia numër një. Për këtë, standardet për sigurinë e vaksinave, dhe ato të kërkuara nga rregullatorët janë vendosur të larta.

Duke u bazuar në regjistrimin aktual të provës dhe ritmin e dozimit, vlerësojmë se do ta arrijmë këtë moment historik gjate javës se tretë të nëntorit. Ndërkohë, do të vazhdohet monitorimi dhe raportimi i të dhënave të sigurisë për të gjithë pjesëmarrësit në provë për dy vjet.

Dhe së fundmi, nëse arrihet një lexim të efektshmërisë pozitive dhe një profil të fortë të sigurisë, kërkesa e fundit do të jetë dorëzimi i të dhënave të prodhimit që demonstron cilësinë dhe qëndrueshmërinë e vaksinës që do të prodhohet.

Sic përmënda edhe me sipër afatet kohore pasqyrojnë vlerësimet më të mira se kur mund të arrihen këto momente të rëndësishme.

Qëllimi është të zbulohet përparimi që do të ndryshoje jetën e pacientëve.

Shpresoj që ju dhe të dashurit tuaj të ndiheni të sigurt dhe të jeni të shëndetshëm.

Faleminderit Manuela Ismailaj per ndihmen!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Aksident ne qender te Fierit, automjeti godet një grua

Nje aksident me pasoje demtimin e nje gruaje ka ndodhur ne qender te Fierit. Sipas informacioneve gruaja ishte duke...

Partia Demokratike shkon në zgjedhje, ja kur do zgjidhet kryetari i ri

Partia Demokratike do të shkojë në zgjedhje të brendshme më 13 qershor. Sipas informacioneve të para, Lulzim Basha do të rikandidojë për...

Sot finalja e Miss Universe, kush është 23-vjecarja që përfaqëson Shqipërinë!

Nata finale e Miss Universe 2020 do të mbahet sonte. Edicioni i 69-të i konkursit të bukurisë do të mbahet në Florida,...

Njihuni me 3 vjeçarin më të ditur në Shqipëri

Elio Driza ka filluar të lexojë që kur ishte 18 muajsh. Tani Elio është 3 vjeç e gjysmë dhe ka lexuar mbi...

Recent Comments