Shqipëria ka debutuar dje në Kampionatin Europian të Peshëngritjes, që po zhvillohet në Kishinau të Moldavisë. Edhe pse ende larg zonës së medaljeve, kombëtarja kuqezi ka lënë shenjë të fortë, falë performancës së shkëlqyer të fierakut Arbër Çerçizi.

Këpucë Sportive për Vrapim
- Pëlhurë frymëmarrëse, dizajn me vija
- Tallon TPU + EVA për rehati
- Mbyllje me vijë, të lehta dhe stabile
- Për natyrë, mal dhe çdo stinë
🎉 Çmimi me kupon: 1,942L
Vendi i 4-t në stilin e shkëputjes,
Kostum Pantallona për Femra
Stil modern dhe elegant – çmimi me kupon vetëm 1,593 L
Shiko Produktin⚠️ Zbritja mund të ndryshojë, referoju ekranit të faqes.
Vendi i 7-të në stilin e shtytjes,
Vendi i 5-të në dygarësh.
Rezultatet e Arbër Çerçizit
Në stilin e shkëputjes, ai e nisi garën me 140 kg të realizuara me sukses. Pas një tentative të dështuar me 142 kg, arriti të ngrejë 145 kg në përpjekjen e tretë, duke u renditur i treti në këtë stil. Megjithatë, medalja e artë shkoi për gjermanin Roberto Gutu, me 155 kg.
Në shtytje, Çerçizi pati një nisje të vështirë, duke dështuar në provën e parë me 171 kg. Por në tentativën e dytë ia doli me sukses. Prova e tretë me 176 kg nuk u finalizua, duke e renditur në vendin e 7-të me 171 kg. Kampion në këtë stil u shpall turku Yusuf Fehmi Genc, me 194 kg.
Në total, Çerçizi realizoi 316 kg në dygarësh, duke u renditur i pesti në Europë. Edhe këtu, medalja e artë shkoi për Genc, me 348 kg.
Briken Calja jashtë gare
Një tjetër emër i madh i peshëngritjes shqiptare, Briken Calja, nuk mori pjesë në Europian. 35-vjeçari njoftoi një ditë para garës se kishte probleme fizike, që e detyruan të tërhiqej nga konkurrimi në kategorinë 73 kg. Calja mbetet një ikonë e këtij sporti, me një karrierë të lavdishme si kampion i trefishtë i Europës dhe medalist i artë në Botëror.
Pritshmëritë për ekipin kuqezi
Garat për Shqipërinë vazhdojnë sot:
Në orën 10:00, do të ngjitet në pedanë Erkand Qerimaj, në Baterinë B të kategorisë 81 kg, me 325 kg të deklaruara.
Në orën 18:00, në të njëjtën kategori por në Baterinë A, do të konkurrojë Kristi Ramadani, me 340 kg të deklaruara.