Sot, Hëna ka arritur pikën më të ulët në qiellin e Tokës, një fenomen i rrallë që nuk do të përsëritet deri në vitin 2043.

Sipas NASA kjo do të krijojë mundësinë që nga toka të dallohen krateret dhe relievet malore të hënës, nëse përdoret një teleskop i mirë.
Mbrëmjen e sotme hëna e plotë e qershorit, e njohur si “Hëna Luleshtrydhe”, do të jetë në pikën e saj më të afërt në orbitën e saj rreth Tokës, çka do ta bëjë atë të duket si një super hënë për nga madhësia.
Kliko produktin dhe na ndiq në Facebook!
📱 Porosi online në WhatsApp: 069 709 9465
📸 Na ndiq edhe në Instagram: Demalt Store
➤ Shiko më shumë në FacebookSuperhënat duken më të ndritshme dhe më të mëdha nga Toka, duke ofruar një pamje spektakolare nëse qielli është i pastër.
Hëna sot pritet gjithashtu të jetë 10 përqind me më shumë ndriçim krahasuar me reflektimin e saj të zakonshëm.
Por çfarë është një “Hënë luleshtrydhe”?
“Hëna luleshtrydhe” as nuk ka pamjen e një luleshtrydheje dhe as nuk ka ngjyrën e saj. Ky emër i është dhënë hënës së plotë nga fiset native amerikane.
Sipas “The Old Farmer’s Almanac”: Ky emër “Hëna luleshtrydhe” është përdorur nga popujt Algonquin, Ojibwe, Dakota dhe Lakota, ndër të tjera, për të shënuar pjekjen e luleshtrydheve që në qershor janë gati për tu mbledhur.